Migjen Basha ka folur para duelit me Serbinë. Sipas ish-futbollistit të Kombëtares, kuqezinjtë duhet të fitojnë patjetër sonte, për të “harruar” humbjen 2-0 në “Elbasan Arena” disa vite më parë.
Ish-mesfushori shprehet se ekipi ynë ka mjaft lojtarë me eksperiencë dhe cilësore, që me kualitetin e tyre do të arrihnë të sigurojnë 3 pikët. Ndërkohë bën thirrje që të gjithë sonte të mbështesin djemtë që të krijohet një atmosferë e zjarrtë.
“Besoj që do të fitojmë dhe jam shumë optimist që Shqipëria do ta mposhtë Serbinë. Kemi lojtarë me shumë kualitet, edhe pse disa janë në moshë të re, kanë disa vite eksperiencë në kombëtare. Isha prezent kur humbëm 0 me 2 ndaj Serbisë në Elbasan, më ka mbet një peng dhe mërzi, shpresoj që kjo mërzi të më largohet nga një fitore sonte.
Atmosfera gjithmonë ka qenë fantastike edhe kur luanim në Qemal Stafa. Sonte, të gjithë do ta motivojnë skuadrën edhe me shumë që të fillojmë mbarë këtë edicion.
Më vjen shume keq për këtë situatë që ka ndodhur, sepse ata gjithmonë kanë qenë prezent pranë skuadrës”, ka deklaruar Basha për “GazetaBlic Sport”.
Para me shume se 20 vjetesh, ne nje hark te shkurter kohor, me nje ekip kombetar pa pretendime, kemi fituar dy here ndaj Greqise, atehere e kurrorezuar si kampione Europe. Askush nuk e priste dhe nuk u shkaktua trysni mbi ekipin kombetar, por djemte luajten me zemer dhe fituan. Pse te mos ndodhi e njeta gje edhe sot ? Cila eshte Serbia e sotne, ne krahasim me Greqine e atehereshme ? Nje ekip i kuotuar 32 pozicione me poshte Po luajtem njelloj, i kemi te gjitha mundesite te fitojme. A nuk kuotoheshin Polonia dhe Cekia parvjet shme me mire sesa ne ? A e prisnim te fitonim aq paster ? POR JA QE FITUAM DHE U KUALIFIKUAM PER NE FINALET E EUROPIANIT. TE MENDOJME TE GJITHE POZITIVISHT DHE MEDIAT TE MOS USHTROJME TRYSNI MBI DJEMTE... DHE NUK KA PSE TE MOS FITOJME....
Po kari po