Kualifikueset e Kupës së Botës 2026: Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

6 Qershor 2025, 21:39Sport TEMA
Kualifikueset e Kupës së Botës 2026: Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet e fundit para ndeshjes me Serbinë, në stadiumin “Air Albania” .

Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi një seancë stërvitore të fokusuar te goditjet standarde dhe aspekte të tjera teknike të lojës.

Grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale për ndeshjen e nesërme.

Ndeshja e nesërme do të luhet në stadiumin “Air Albania” , në orën 20:45 dhe do të transmetohet në Digitalb dhe Tv Klan.

Lini një Përgjigje