Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë.
Tekniku kuqezi vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se kombëtarja shqiptare futet në fushë vetëm për fitore.
I pyetur për formacionin, Silvinjo u shpreh se e ka në mendje formacionin, por do e zbulojë para ndeshjes.
“Ata janë një ekip i fortë edhe individualisht. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Janë një ekip shumë i mirë dhe bëjnë tranzicion shumë shpejt. Nesër shpresoj të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar. Shpresoj të dhurojmë ndeshje të bukur. Mund të ndodhë çdo gjë. Rrugëtimi drejt Botërorit është i gjatë dhe të shohim si do shkojë. Futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët.
Shumë trajnerë ankohen pas përfundimit të sezonit për gjendjen e lojtarëve. Kemi bërë stërvitje të mirë. Nesër në 20:45, do ju tregoj formacionin. Ndaj Andorrës bëmë ndryshime dhe dolën mirë., Këtë herë kemi një kundërshtar ndryshe. E kam në mendje formacionin, por të shohim nesër si do shkojë”, u shpreh Silvinjo.
Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet të shtunën e 7 qershorit
Ti nuk duhej te ishe me trainier i kombetares qe pas deshtimit ne Ligen e Kombeve. Nuk merr vesh fare nga zanati i trainierit. Intervistat e tua jane te njejta perpara cdo ndeshje dhe kur humb nuk merr asnjehere pergjegjesine per humbjet.
Silva mos harro Asonin