Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani, kaloi një periudhë shumë të mirë te Lecce, por gjërat kanë ndryshuar me ardhjen e trajnerit Giampaolo, pasi Ramadani nuk po aktivizohet shumë. Për këtë temë ka folur së fundmi gazetari i njohur italian, Francesko Romano, i cili tregon këndvështrimin e tij për këtë çështje. Romano pranon faktin, se lojtari mund të largohet.
“Është e qartë që pas ndeshjes kundër Romës, ku u zëvendësua sa nisi pjesa e dytë, ka diçka që nuk shkon në rastin e tij, nuk ka hyrë më në fushë. Edhe nëse nuk do ta pranojnë kurrë, por nëse do të vijë një ofertë konkrete për të, te Leçe do ta mendojnë seriozisht sepse është e qartë se Xhampaolo po e përjashton.
Sinqerisht e prisja të luante titullar kundër Komos dhe gjithashtu në pjesën e dytë e prisja të hynte në vend të Kaba, por nuk ndodhi. Ramadani është nervoz, gjithmonë aktiv në aspektin negativ. Po flasim për një lojtar i cili është titullar i padiskutueshëm te Shqipëria dhe është e paimagjinueshme që një lojtar i tillë të mos shohë fushën që nga ndeshja kundër Romës. Përkundër mungesës së aktivizimit, për mua kush e merr Ramadanin në janar do të bënte një blerje të mirë”, tha gazetari italian.
Ramdani esht i mire vetem per budallain Sylvinjo , se Sylvinjo paguhet si trajner , por ai nuk esht trajner , ai esht mbushes topi
Njeriu kur eshte i Trash nga Truni dhe kur i bie Fiziku,perfundon si puna e ketij.Ju Gazetaret ne Shqipni merrni fjale per fjale cfare shkruajne te tjeret,por vete ju si Gazetare beni Analize Zero.Ne kete vit Ramadanin filloi vete Trajneri i meparshem ta nxirrte nga loja,pra ishte Gotti,seose ky Tip Lojtari eshte si Hysaj,qe nuk di te beje nje Loje Vertikale,te nxjerrin ekipin para dhe te godase Porten.Ky Ramadani ka 1,5 ne Itali dhe ka Vetem nje Gol dhe nje Asist.Atehere eshte faji Gjanpaolos,Trajneri ri i Lecces qe e pa direkt cfare Lojtari eshte,I Rendomte.Shikoni Medon Berishen,qe Trajneri e oekqen shume,Pse?Eshte Talent,per nje vit po nuk pati Probleme shikojeni sa do shitet.Ramadani dhe kur ishte Reia ishte Rezerve e perhershme,dhe Sylvinio Ramadanin,Hysajn,nuk duhet ti marre me:Be keto Eliminatore duhen Berisha i ri,Pajaziti,Asllani,Laci,Ferhati,keto duhen ne Mesfushe,lojtare qe luajne Bukur me Topin,jo me Injorante.