S’ka provë gjenerale për Sylvinho-n, anulohet miqësorja e Kombëtares

22 Shkurt 2023, 10:54Sport TEMA

S’ka provë gjenerale për Sylvinho-n, anulohet miqësorja e

Kombëtarja e Shqipërisë dhe Uzbekistanit nw futboll ishin drejt zyrtarizimit të një dueli miqësor në “Air Albania” me 24 mars. Tanimë diçka e tillë nuk do ndodhë, pasi marrëveshja mes dy federatave të futbollit nuk është arritur, paçka se palët kishin një akord verbal.

Trajneri i ri i kuqezinjve, Sylvinho do duhet të debutojë me Shqipërinë në një ndeshje zyrtare, ajo kundër Polonisë në Varshavë në datën 27 mars 2023, me duelin që vlen për kualifikueset e EURO 2024.

Federata Shqiptare e Futbollit ka hasur vështirësi në gjetjen e një ekipi kundërshtar, me skuadrat e tjera që kanë ndeshje zyrtare në një datë që nuk është e lirë nga UEFA.

Zyrtarët e futbollit janë ende duke parë mundësinë e gjetjes së një kundërshtari për miqësore, në të kundërt trajneri Sylvinho do debutonte me kuqezinjtë në një ndeshje zyrtare, duke pasur vështirësi në zgjedhjen e futbollistëve që do hidhte në fushë, kjo për shkak të formës së tyre.

1 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Mund te luaje me nje nga klubet shqiptare, osé ekip te rinjsh o shpresa.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje