VIDEO/ Skandali në Vlorë, Teuta publikon pamjet e rënda: Delegati i FSHF-së i detyroi lojtarët të vazhdonin ndeshjen

20 Dhjetor 2025, 14:40Sport TEMA
VIDEO/ Skandali në Vlorë, Teuta publikon pamjet e rënda: Delegati

Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur futbollin shqiptar në ndeshjen Flamurtari–Teuta, e zhvilluar në Vlorë. KF Teuta ka reaguar zyrtarisht, duke publikuar pamje dhe detaje shqetësuese mbi dhunën e ushtruar ndaj futbollistëve të saj dhe mënyrën se si u menaxhua situata nga autoritetet e ndeshjes.

Sipas klubit durrsak, në minutën e 69-të të takimit, futbollistët Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht fillimisht nga lojtarë të Flamurtarit dhe më pas nga tifozë vendas, të cilët mësynë në fushën e lojës. Episodi solli panik dhe shok psikologjik te lojtarët e Teutës, duke e bërë të pamundur vazhdimin normal të ndeshjes.

Pavarësisht situatës së rëndë, delegati i FSHF-së, Armando Mandro, kërkoi që ndeshja të vazhdonte dhe i kërkoi policisë boshatisjen e tribunës përballë (C), duke mos marrë parasysh gjendjen psikologjike të futbollistëve dhe dhunën e ushtruar ndaj tyre.

KF Teuta thekson se ka kundërshtuar rifillimin e takimit, duke insistuar se ekipi nuk ishte në gjendje të luante, por vendimi i delegatit ishte që loja të vazhdonte me çdo kusht. Ndeshja, sipas klubit, u kthye në një “ferr”, ku futbollistët nuk ishin më të fokusuar në lojë, por të detyruar të qëndronin në fushë.

Klubi durrsak bën me dije se disponon edhe pamje të tjera filmike, të cilat tregojnë se tifozët e Flamurtarit nuk u larguan realisht nga stadiumi, por u zhvendosën në tribunën pas porte, duke shtuar rrezikun për incidentet.

Në reagimin e tij zyrtar, KF Teuta i bën thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit që të marrë masa të menjëhershme, të hetojë plotësisht ngjarjen dhe të zbardhë përgjegjësitë për këtë incident të rëndë, duke theksuar se skena të tilla njollosin rëndë futbollin shqiptar dhe nuk duhet të përsëriten më.



4 Komente

  1. L
    Loni

    Këta mbeten të pagdhëndur brez pas brezi.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Keta jane ne fund te tabeles dhe gjithe tensionin e tyre, te klubit tifozeve lojtareve, ua shkarkojne edhe skuadrave te tjera qe thjeshte luajne futboll. Edhe Tirona eshte keq, por fajin e kerkojne te vetja. Keto pamjet MESJETARE, turp i madh per Vloren... dhe kjo s'eshte hera e pare per ta. Cfare pas kesaj?! Do gjejne Idrizi me shoke ndonje mik, te kushtezojne MASAT ndaj Vlores nga Fshf? Ky do te ishte TURPI I Fshf-se pastaj. Keshtu, vetem perhapet QELBESIRLLEKU. Uroj qe drejtesia sportive te mos behet si drejtesia ne kete vend!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mila

        Iku Flamurtari nga superiorja

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gena

        Fshf ska cfare te bej edhe Po te doje . Jane pamjet fil Ike dhe ligjet e UEFA/a qe vendosin

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje