“Skandaloze”, serbëve nuk u del inati, ‘shpërthejnë’ pas deklaratave të Infantinos për Kosovën

17 Tetor 2025, 15:09Sport TEMA
“Skandaloze”, serbëve nuk u del inati,

Serbia po përjeton një tetor të tensionuar në arenën e futbollit, veçanërisht pas humbjes së hidhur 0-1 ndaj Shqipërisë.

Por tashmë, pakënaqësitë e tifozëve dhe mediave serbe kanë marrë një drejtim tjetër: Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është vënë në qendër të kritikave pas një vizite të fundit në Kosovë.

Infantino për Shaqirin dhe lojtarët me origjinë nga Kosova: “Ata do të ishin krenari për çdo kombëtare”

Gjatë vizitës në Prishtinë, kreu i FIFA-s bëri disa komente që kanë ngjallur reagime të forta në Serbi. Ai përmendi lojtarë si Xherdan Shaqiri, të cilët, sipas tij, do të kishin qenë përfaqësues të denjë për Kosovën, nëse ajo do të ishte njohur më herët nga organizatat ndërkombëtare të futbollit.

“Për shumë lojtarë me origjinë nga Kosova që janë rritur jashtë vendit, si Xherdan Shaqiri dhe të tjerë, ekziston një lidhje e fortë emocionale me atdheun e prindërve të tyre. Në atë kohë, Kosova nuk ishte e njohur ndërkombëtarisht dhe ata u detyruan të zgjidhnin ekipe të tjera kombëtare, si Zvicra,” – tha Infantino.

Reagimi i mediave serbe: “Skandal, por s’na çudit më asgjë”

Këto deklarata janë cilësuar si “skandaloze” nga mediat dhe tifozët serbë, të cilët prej kohësh e kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj çdo veprimi që konsideron Kosovën si entitet të pavarur në sportin ndërkombëtar.

Infantino, nga ana tjetër, theksoi se FIFA është e përkushtuar për të përfshirë të gjithë në futboll, duke vlerësuar rrugëtimin e vendeve të reja që janë bërë pjesë e familjes ndërkombëtare të këtij sporti.

Kjo situatë vjen në një moment të ndjeshëm për futbollin serb, që jo vetëm humbi në fushë ndaj Shqipërisë, por tani përballet me tensione edhe në aspektin diplomatik dhe sportiv.

6 Komente

  1. P
    PARTIA e PUNKËS

    HISTERINË SERBËT MUNDOHEN TA MBULOJNË ME DOZA TË SHTUARA HISTERIZMI DHE THELLOHEN E THELLOHEN NË GOMARLLËQE.

    Përgjigjjuni
    1. f
      franko

      Keta serbet jane jashte orbite. Per ke Kosove e kane fjalen keta??? Kosova me 92% te popullsise me Shqiptar. Serbia me 80% te popullise me Serbe. Ca u duhet Kosova ketyre? Por u duhet vleresuar ngulmimi qe kane dhe nuk dorezohen per kete teme. Nqs ata jane ne dizavantazh dhe ngulmojne kaq shume. Shqiptaret ne te drejten e tyre duhet te ngulmojne dy here me shume!!

      Përgjigjjuni
    2. P
      PARTIA e PUNKËS

      HISTERINË SERBËT MUNDOHEN TA MBULOJNË ME DOZA TË SHTUARA HISTERIZMI DHE THELLOHEN E THELLOHEN NË GOMARLLËQE.

      Përgjigjjuni
      1. P
        PARTIA e PUNKËS

        HISTERINË SERBËT MUNDOHEN TA MBULOJNË ME DOZA TË SHTUARA HISTERIZMI DHE THELLOHEN E THELLOHEN NË GOMARLLËQE.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beogradi, shteti i vetëm i serbëve...

          Shpërbërja e ish-jugosllavisë nuk ka përfunduar akoma... . Do përfundojë ditën që mitologjia me të cilën ushqehen, ti kthejë në qëniet më të kota, më të padobishme , më të parrezikshme dhe më pak ndotëse të Ballkanit.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pirdhni se liroheni

            Infantino shko vazhdo e bej reklamen me Mr Clean per nevojtoret ky rol te pershtatet me se miri, Shaqiri, Xhaka erdhen per te luajtur me Shqiperine por miku yt matrapazii kahershem Duka u kerkoj per koke nga 100 mije euro, te tjerat mbaji per vete.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje