Spalletti i gëzohet progresit të Edon Zhegrovës

9 Nëntor 2025, 13:48Sport TEMA
Spalletti i gëzohet progresit të Edon Zhegrovës

Barazimi në derbin me Torinon i dha edhe një indicie të rëndësishme Luciano Spallettit; progresin e bërë nga Edon Zhegrova. Futbollisti dardan u aktivizua si zevendësues ndaj skuadrës granata në vend të Conceiçao dhe ra menjëherë në sy me krosimet dhe driblimet.

Megjithatë në fund nuk rezultuan të mjaftueshme për Zonjën e Vjetër për të marrë 3 pikët. Ishte minuta e 64 kur trajneri toskan vendosi të bëjë zëvendësimin mes Conceiçao dhe Zhegrovës me portugezin që ishte mjaft mirë ne pjesën e parë, por që u pa një rënie në lojën e tij në minutat në vazhdim

Qasja psikologjike dhe teknike e Zhegrovës në derbi u evidentuan menjëherë, sidomos për dy krosimet ‘e hidhura’ në drejtim të zonës granata që kishte në portë një Paleari të pakalueshëm. Për më tepër Zhegrova krijonte edhe panic në zonën ofensive të tij, por pa ia dalë dot të dërgonte në zonë topin në mënyrë korrekte.

E megjithatë vlerësohet fakti që në ato 26 minuta aktivizim, Zhegrova tentoi të ndizte një dritë në pasditen  bardhezi të Juventusit në këtë ndeshje derbi.

 

 

4 Komente

  1. T
    Tipik

    Ky eshte i pakarakter/pabese tipik Kosovar.

    Përgjigjjuni
    1. 4
      412

      Titpik, ti je tipik shkja! Do vdisesh i deshpruar, shkja qen bir qeni shkja.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tipik

        I pe ato talljet qe bente me kombetaren shqiptare ne 2018 kur na gjeti ne piken me te dobet? Per ate e kam fjalen. leri kategorizimet etnike

        Përgjigjjuni
    2. T
      Tani

      Lojtar i mire!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje