Kur ka mbetur më pak se shtatë ditë nga përballja historike, play-off i Kupës së Botës, emocionet në kampin e kombëtares shqiptare sa vijnë e rriten. Për herë të parë, kuqezinjtë synojnë raundin final të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit me rrugëtimin që kalon përmes Varshavës. Stafi dhe trajneri Sylvinho do të zbulojnë emrat e futbollistëve të grumbulluar për sfidën delikate ndaj Polonisë këtë të shtunë, aty ku do shuhen edhe të gjithë pikëpyetjet për organikën kuqezi. Dilemat janë padyshim në repartin e sulmit për shkak dëmtimi të Manaj dhe Dakut, ndërsa një ftesë thuajse e sigurtë parashikohet për Jasir Asanin, tashmë prej ditësh te Partizani ku ka kryer disa seanca stërvitore për të qënë gati për kombëtaren.
Sinjale pozitive kanë mbërritur nga Ernest Muçi në këtë periudhë të sezonit, ndërsa një formë të mirë po kalon edhe Anis Mehmeti, por i papreferuar nga Sylvinho prej më shumë se 2 vitesh. Një emër surprizë mund të cilësohet ai i Bujar Pllanës, i pajisur së fundmi me pasaportën shqiptare dhe i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për herë të parë me fanellën kuqezi. Grumbullimi zyrtar i Kombtares do të nisë më 23 mars, ditë e hënë, kur do të zhvillohet dhe seanca e parë stërvitore në prag të sfidës me Poloninë.
Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars për t’u përballur me Poloninë, ndërsa më 31 mars Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj fituesit ose humbësit të çiftit mes Ukrainë-Suedi. Të dy përballjet e kombëtares shqiptare, ashtu siç edhe Kampionati Botëror 2026 që do mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë
Me pelqen autori kur shkruan qe ndeshja e rradhes eshte me fituesin e Suedi-Ukraine. Nuk e permend fare faktin qe edhe mund te mos e luajne fare takimin e dyte. - - - - - - Shkrim jo profesional.
Ne fillim lexo, pastaj kupto, pastaj shkruaj Nese fitojm luajm me fituesin e çiftit tjeter Nese humbim luajm me humbesin gjithsesi luajm
Shkrim shumë optimist. Sidomos kur thuhet "Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars për t’u përballur me Poloninë, ndërsa më 31 mars Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj fituesit ose humbësit të çiftit mes Ukrainë-Suedi." kjo të lë pa mënt. Nga e di shkruesi i këtij njoftimi se ne 100% do të fitojmë me Poloninë dhe do ndeshemi në 31 Mars në fituesin e çiftit tjeter? Apo gjykon siç thotë ajo shprehja, "do bëhen dardhat sivjet me që më haen mua"!!!
E njejta pergjigje si me siper
Jemi populli më i çuditshëm në glob, Xhezo, gjithmonë i kemi marrë dhe do t'i marim ëndrrat për realitet.
Behuni mullar ne mbrotje si ne kohe te shyq rrelit rahmet paste qe luante me 8 mbrojtesa to dhe kismet me ndonje k ondrasulm kur polakt te jene te lodhodhur te shenojme .
2 ose 3 me zero për Poloninë