“Po unë ku jam? Me këto fjalë, Neymar i është drejtuar trajnerit Anceloti pas lënies jashtë kombëtares braziliane për sfidat me Francën dhe Kroacinë.”
Ky ishte reagimi i Neymar pas komunikimit të listës së të grumbulluarve për dy miqësoret e marsit të kombëtares braziliane. Ai u la jashtë për përballjen me Francën dhe Kroacinë, teksa konfirmoi se Botërori i vitit 2026 mund të jetë kompeticioni i fundit i madh me Seleçaon
Sulmuesi pranoi se karriera e tij me kombëtaren po i afrohet fundit dhe se dëshiron ta mbyllë me një turne të madh. Në kanalin e tij në YouTube, ylli brazilian u shpreh qartë për të ardhmen e tij:
Deklarata e Neymar sinjalizon fundin e një epoke për Brazilin, ndërsa një nga lojtarët më të talentuar të gjeneratës së tij përgatitet të mbyllë kapitullin e fundit në skenën më të madhe të futbollit botëror. Ish-lojtari i FC Barcelona dhe Paris Saint-Germain ka zhvilluar 13 ndeshje në Kupat e Botës, duke realizuar tetë gola dhe duke dhënë tre asiste.
Performanca e tij më e spikatur mbetet ajo në Botërorin 2014, ku Brazili ishte vend pritës, dhe Neymar kontribuoi drejtpërdrejt në pesë gola në vetëm pesë ndeshje, para se të pësonte një dëmtim të rëndë në shpinë në çerekfinale.
Brazili është shortuar në Grupin C së bashku me Marokun, Skocinë dhe Haitin në Kupën e Botës, por ende nuk dihet nëse Neymar do të ketë rol në këto përballje. Pavarësisht kësaj, Neymar vijon të dërgojë sinjale për teknikun Ancelotti, pasi në ndeshjen e fundit me Santos realizoi golin e tretë sezonal, duke u treguar i saktë nga penalltia në humbjen 2-1 ndaj Internacional.
Lini një Përgjigje