Rafael Leao dhe klubi i Milan po përjetojnë një distancim që nuk është parë kurrë në marrëdhënien e tyre. Sjellja e portugezit pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Lazio ka irrituar stafin drejtues, përfshirë edhe Igli Taren, duke nxitur diskutime mbi mundësinë e shitjes së tij.
Nëse vjen një ofertë e duhur, Milan nuk do të ngurrojë ta shesë yllin portugez, edhe pse klauzola e largimit prej 170 milionë eurosh e bën këtë sfidë të vështirë. Për momentin, situata e tij sportive me 9 gola dhe 2 asiste në Serie A si edhe sjellja e papërshtatshme kanë ulur ndikimin e tij si lojtar “i paprekshëm”.
Klubi gjendet në pozita komode për të negociuar me skuadra nga Premier League apo nga Arabia Saudite, duke shfrytëzuar interesin e lartë për një lojtar me potencial të madh. Për Milanin, "situata Leao" ka kaluar tashmë në një dilemë strategjike midis negociatave dhe ruajtjes së stabilitetit në ekip.
O Igli Tare shite sa me shpejt kete pordhac ,
Igli Tare po e fundos Milani me atë mender merkato, Tare është një idjot drejtues, turp !
Po mo Jarkari ashtu eshte ,
Nqse klubi vendos nje limit ne lek per nje lojtare( rasti leau) sdo te thote qe vlen ate shume parashe.. ndoshta arabet mund ta blejne te 50 miljon €... pasi ne europe s'vlen me shume se 40 miljon €.. dmth tani per tani.. vlera e ketije lojtari eshte ne renje... se fundi vlera e leaut 170 miljon €.. eshte vene kur milani fitoje kampionatin 2023-2024 ku me te vertete ishte nje premtim per futbollin.