Irani po negocion me FIFA-n për të zhvendosur ndeshjet e Botërorit nga SHBA-ja në Meksikë

17 Mars 2026, 12:10Sport TEMA
Irani po negocion me FIFA-n për të zhvendosur ndeshjet e

Federata e Futbollit e Iranit është duke diskutuar me Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) për të zhvendosur ndeshjet e Iranit në Kupën e Botës 2026 nga SHBA-ja në Meksikë. Tek Irani janë të brengosur për sigurinë e lojtarëve në SHBA, ka thënë presidenti i federatës iraniane, Mehdi Taj.

“Kur Trump tha në mënyrë të prerë që nuk mund të ofrojë siguri për ekipin nacional të Iranit, kjo e bëri të qartë se ne nuk do të udhëtojmë për në SHBA”, ka thënë Taj.

“Ne po negociojmë me FIFA-n për të organizuar ndeshjet e Iranit në Kupën e Botës në Meksikë”.

Ministri iranian i sportit tha javën e kaluar se lojtarët e Iranit nuk mund të marrin pjesë në ngjarjen globale pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore ndaj vendit në fund të shkurtit. Gjatë sulmeve janë vrarë lideri suprem i Iranit dhe drejtues të tjerë politikë e ushtarakë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani është i mirëpritur që të marr pjesë, por sugjerojë që nuk do të jetë e përshtatshme që iranianët të luajnë në SHBA për “jetën e tyre dhe sigurinë”.

Irani është kualifikuar në turneun me 48 përfaqësuese që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori. Duhet të luajë dy ndeshje në grup në Los Angeles dhe një tjetër në Seattle.

Pra të tri ndeshjet i ka në SHBA. Belgjika, Egjipti dhe Zelanda e Re janë kundërshtarët e Iranit në Grupin G.

Madje SHBA-ja dhe Irani do të takohen në Dallas në fazën nokaut, nëse përfundojnë në vendin e dytë në grupet përkatëse.

Zhvendosja eventuale e ndeshjeve të Iranit në Meksikë do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm logjistik për turneun. Në të kaluarën ka ndodhur që të zhvendosen ndeshje për arsye sigurie ose gjeopolitike. Në kriket, për shembull, India dhe Pakistani përballen vetëm në vende neutrale, në turne me shumë ekipe. India refuzoi të udhëtonte në Pakistan për Trofeun e Kampionëve vitin e kaluar, dhe iu lejua të luante të gjitha ndeshjet në Dubai.

Sipas “The Guardian”, nëse FIFA refuzon kërkesën e Iranit për të luajtur në Meksikë, gjasat që iranianët të udhëtojnë në SHBA thuajse nuk ekzistojnë. FIFA nuk ka komentuar lidhur me këtë temë.
Irani ishte vendi i parë aziatik që u kualifikua për këtë Botëror. E siguroi biletën më 25 mars të vitit të kaluar.

1 Komente

  1. e
    edmond (koder rreshen)

    Si thone nga Jugu .... gjetke fle Lepuri ! Dihet se siguria e ekipeve ne evente te tilla esht e nivelit maksimal,por Iranianet e nxjerrin si preteks,duke par Komtaren e futbollit te femrave ne Australi te cilat pas ndeshjes kerkuan azil ne Australi ,dhe rregjimi Iranian po i thot Popullit te tij se na i kan rrembyer Australezet....hahahaha ! Nuk behet fjal se Iranianet do te kerkojn azil ne Amerik (shtet te cilin e kan enderr) por problemi esht se do te kerkojn azil sapo te zbresin nga Avioni , dhe nuk do te luajn asnje ndeshje ! Para shum vitesh Iranianet i kam njohur ne Azil ,me te cilet kam ndar edhe dhomen , dhe opinioni im per Perset Iranian esht : Nje Popull pace dashes ( i urt) arsim dashes,inteligjent por shum shum dinak ! Shoqeria ndermjet tyre (Iranianeve si patriot) nuk zgjaste shum kishin shum cmir,dhe flisnin keq pas shpines se njeri tjetrit ! Emigrantet vinin nga familje te rangut te lart,kishin paguar 20.mij dollar per te ardhur ne Europ..nuk ju mungonte pasuria,por liria ! Tregonin me krenari se kishin thyer tabut e rregjimit duke ber video fshehurazi ,se kishin arritur te pinin Wiski te futur kontrabant, ne ambiente festive familjare ! Nuk ishin aspak fanatik fetar ,ishin te konvertuar (ose konvertoheshin ) ne sekte te Krishtera ! Enderra e plotesuar e Femrava Iraniane ishte te vishnin Fundin sapo te hynin ne Europ,benin foto afer makinave luksoze ,dhe te gjitha me nje deshir te perbashket ... kafshonin gishtin ne fotot qe benin ....mod ...apo epsh !!! Meshkujt Iranian : Nje pjes e mir e tyre rruanin Trupin ...Kembet,duart ,dhe gjoksin... thonin se enderronin te shkonin ose ne Holland ose ne Angli ! Kur i pyesja per Shqiperin , me qe i kemi si vellezer ( Tiran - Tehran ) ata nuk e dinin se kishte Shqiperi .... jo me ta dinin se ku binte !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje