“Me Muçin dhe Mehmetin e mposhtim Poloninë”, Vasil Ruci nxjerr “skarco” qendërsulmuesit Manaj-Daku-Broja!

16 Mars 2026, 19:38Sport TEMA
“Me Muçin dhe Mehmetin e mposhtim Poloninë”, Vasil Ruci

Legjenda e Flamurtarit dhe futbollit shqiptar Vasil Ruçi, ka dhënë “versionin” e tij për mënyrën se si Kombëtarja mund të mposht Poloninë në datën 26 mars në Varshavë, “Play-Off”-i i Kupës së Botës. Ruçi ka folur në një live me emisionin “Mega Sport”, A2CNN:

“Ndaj Polonisë, është një ndeshje që nuk duhet humbur. Argumenti që kjo ndeshje duhet fituar, ka të bëjë me sulmuesit. Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti i plotësojnë kushtet, jo vetëm që mund të luajnë në formacionin bazë, por edhe të fitojnë ndeshjen. Unë e besojë shumë këtë qasje. Dilema e Sylvinhos është e madhe.

Ka lojtar që nuk kanë luajtur te Kombëtarja, por po bëjnë shumë mirë te ekipet e tyre, ndërsa ka protagonist që janë stabël te Shqipëria, ama nuk po luajnë aktualisht. Në këtë rast, Sylvinho do duhet të bëjë zgjidhjen më të mirë.

Zgjidhja më e mirë janë lojtarët në top-formë. Trajneri ynë fillimisht duhet të marr një rezultat pozitiv të paktën në teori. Pastaj, se çfarë sjell fusha, ka surprizat e saj.

Besojë se grupi jonë është i aftë të përballet kundër Polonisë me ide. Ne duhet të shmangim dyluftimet, sepse ata janë më të fortë fizikisht. Duhet të luajmë në shumë zona të ngushta, çka do të thotë se na nevojiten lojtarë teknik. Ne duhet të luajmë me 3 kontrollorë, e kam thenë edhe më herët.

Arsyeja? Ne duhet të thyejmë mesfushën e tyre dhe jo të organizohemi në mbrojtje. Lojtari më i mirë që kemi ne në mbrojtje është Gjimshiti. Është i tillë, sepse kalon dy linja, pra vertikalizon. Ky ekip do ishte 30% më i mirë, nëse do kishim një stoper në krahun e majtë. Për ta reduktuar këtë mungesë, ne duhet të luajmë me 3 kontrollorë.

Të thyejmë aksionet e tyre dhe të nisim direkt, sidomos në linja, kurse qendërsulmuesin duhet ta kemi ‘10’ fallco, të vijë nga linja e dytë. Kam bindjen se nga e majta duhet të luajmë me Muçin, ndërsa në linjën tjetër me Arbër Hoxhën.

Kur flas për 3 kontrollorë, janë Qazim Laçi, Ylber Ramadani dhe Julian Shehu. E vetmja mënyrë për të arritur te zona mike është përmes linjav”.

10 Komente

  1. K
    Klimax

    Çili, lëre Poloninë, me Vlorën do bëhet ndonjë gjë?

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Uorre kopetenti e ka mire. E vetmja gje qe nuk tha kopetenti por qe e nenkuptoi ishte pressing me mesfushe dhe loja pa top. Per sulmues ta harroj se skemi sulmues te mirefillte. Ata qe luajne me ekipet jashte jane mire sepse eshte nje skuader e tere qe loz per ta. Mesfusha duhet te jete e fresket dhe jo te rri me duar ne mes si spektatore. Mbrojtja eshte loja me e mire. Ta cojme ne penallti mire do ishte se per gol qorr ci qi temen do thoshte plaku. Ahahahaa

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cinxo

        Sakte - Klimax

        Përgjigjjuni
      2. "
        "BOHOTINA"

        Ruci, plotesisht dakort. Duhen lojtaret qe jane ne forme dhe jo emra...

        Përgjigjjuni
        1. "
          "BOHOTINA"

          Emrat tuaj dikur tek "Flamurtari" i viteve tetedhjete nuk thoshte asgje, por shruat historine ne kupat e europes me kalimin e dy tureve dhe mos harrojme qe me Bracelonen kini nje fitore nje humbje dhe 2 barazime. Ata kishin nje Shuster, nje Zubizareta, Lineker qe u shpall golashenuesi me i mire i boterorit etj. Por ju patet ato rezultate se e kishit zemren ne koke dhe jo ne buze e ne xhep si sot...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anti

            Eh cben kur te ngrejne ne qiell dhe te bejne legjende fillon dhe jep mend dhe receta sesi mund te fitosh tamam si ato qe jep doktori per ne farmaci. Ketu keta ishat qe ne jeten e tyre futbollistike dmth ne cv e tyre kane gjithsej tre gola nderkombetare konsiderohen legjenda pavarsisht se ne kohen e ketij dilnim gjithmone te fundit dhe imagjino qe keta te te japin mend dhe dikujt qe sipas llogjikes se tyre eshte I paafte pavarsisht se na ka kualifikuar dy here. Nuk ka dyshim qe Muci eshte ne forme por tek nje ekip kampionati ku luan cdo jave dhe eshte pershtatur nga koha e gjate ne skuader kurse tek kombetarja e shumta mund te luaj nje minutazh te caktuar vjen ne nje tjeter ambient tjeter dhe adoptimi nuk eshte I lehte pa ai tjetri qe nuk eshte grumbulluar ndonjehere qe do jete pa lidhje. Forca jone qendron tek grupi dhe mbrojtja shpresoj qe kjo e fundit te jete ne forme pa pastaj po doli ndonje gje ne sulm edhe mund te kalojme se me pordhet e ketyre legjendave kthehemi pas ne kohe kur ske qullosur gje me kombetaren mos jep mend.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Adi

              Le ta gjuaj kopetenti........... I madhi, Vasil Ruci.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Muli

                Ka ndonjë gjë nga ato qe ka thene sje dakord ti vlla? Po spate mos u merr me llafe bosh

                Përgjigjjuni
              2. f
                flamur tartari

                te na falesh kopetent ......kopetenti te na fale....kto jane tifozat o kopetent.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigranti

                  Cipi,si lojtar te heq kapelen, si analist 0 ,Polonia fiton dhe analstet e TV( Albania) do jà nxejerrin inattin ,( fajin e Ka trajneri) Shqiperia ska kualitetet e Polonise, Shqiperia fluturon me PRAS ne BYTHE.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje