Partizani shmang humbjen në fund, Vora e pëson me një lojtar më shumë

15 Mars 2026, 17:11Sport TEMA
Partizani shmang humbjen në fund, Vora e pëson me një lojtar

Partizani barazoi 2-2 ndaj Vorës, në një ndeshje ku ishte shumë afër humbjes. Dueli i javës së 28-të në Superiore, kishte gjithçka brenda, përveç fituesit.

Ndeshja nisi e qetë, ndërsa fundi i pjesës së parë ishte spektakolar. Vora shënoi dy herë, me Luis Felipe në minutën e 42-të dhe me Ohaegbulam në minutën e 47-të.


Partizani reagoi para pushimit dhe ngushtoi diferencat me Doumbia. Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, por përsëri spektakli ishte në fund.

Në minutën e 91-të, Doumbia u ndëshkua me karton të kuq si lojtari i fundit. Megjithatë, edhe pse në inferioritet numerik, Partizani ia doli të barazojë. Një autogol i Ohaegbulam i hoqi fitoren Vorës dhe i dha një pikë Partizanit.


Me këtë barazim, të kuqtë mbajnë vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e tetë me 27 pikë.

 

3 Komente

  1. T
    Tikitaka

    E keqja e Partizanit eshte , që mund skuadrat që duan ta mundin, dhe nuk mund dot ose mezi i mund skuadrat qê do që të mundë. Sot psh e ndihmoi fati që mori një pikê.

    Përgjigjjuni
    1. z
      zani

      Nuk janë dema por viça...

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Duhet nje trainer per Partizonin. !!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje