Vllaznia ruan vendin e parë, barazon mes polemikash ndaj Egnatias

13 Mars 2026, 21:56Sport TEMA
Vllaznia ruan vendin e parë, barazon mes polemikash ndaj Egnatias

Nuk prodhoi fitues supersfida mes Egnatias dhe Vllaznisë. Dueli në Rrogozhinë, i vlefshëm për javën e 28-të, u mbyll pa gola.

Egnatia ishte dominuese për shumicën e kohës, duke iu afruar golit të avantazhit në disa raste.


Portieri Pohls dhe pasaktësia e lojtarëve vendas, shpëtoi Vllazninë nga humbja, me shkodranët që ruajnë kryesimin.

Një episod i minutës së 71-të, shkaktoi polemika të mëdha. Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq, pas një fauli ndaj Balajt.


Ky rast shkaktoi polemika dhe protesta nga vendasit, që për pak minuta u tërhoqën nga fusha, por u rikthyen sërish në fushë.

Me të kuq, u ndëshkua edhe trajneri Edlir Tetova për protesta. Edhe pse në inferioritet numerik, Egnatia vazhdoi dominimin, duke iu afruar disa herë golat, por pa sukses.


Me këtë barazim, Vllaznia mban vendin e parë me 52 pikë, ndërsa Egnatia renditet në vendin e dytë me 50 pikë.  

Lini një Përgjigje