Taulant Seferi sinjale Sylvinhos

12 Mars 2026, 22:01Sport TEMA
Taulant Seferi sinjale Sylvinhos

Taulant Seferi vazhdon të shkëlqejë dhe të forcojë kandidaturën për një vend në ndeshjen e rëndësishme të play-off-it të Botërorit kundër Poland.


29-vjeçari ishte protagonist në fitoren dramatike 3-2 që skuadra e tij, Bodrumspor, arriti në transfertën e vështirë ndaj Iğdır FK.

 

Pikërisht Seferi hapi serinë e golave të takimit, duke tundur rrjetën në minutën e 18-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë realizim, “bomberi” nga Kumanova konfirmon një sezon të jashtëzakonshëm, duke shkuar në kuotën e 16 golave dhe 7 asistimeve, statistika që e bëjnë një nga armët më të rrezikshme në repartin ofensiv.


Forma e shkëlqyer e Seferit është një sinjal i qartë për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho, i cili po vlerëson opsionet për sfidën vendimtare të play-off-it në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.


Në këtë moment të sezonit, sulmuesi kuqezi po troket fort për një rol protagonisti në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares.


Nëse ruan këtë ritëm, Seferi mund të jetë një nga kartat surprizë të Sylvinhos për të synuar ëndrrën e madhe, Botërorin 2026.

2 Komente

  1. H
    Hamleti I POLLOGUT

    KY ËSHTË NJË LOJTAR QË LUAN MIRË PA TOP/POZICIONOHET MIRË/, MIRËPO PROBLEMI NIS ME TË KUR MERR TOPIN E ËSHTË NË HALL,NGATËRROHET ME KËMBËT E VETA. DO ISHTE MIRË QË SKUADRAT TË LUANIN ME NGA 110 LOJTARË, NDODHTA, NDOSHTA AHERE DO KISHTE VEND NË BANKINË.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Landi

      Na hapet barkun me formen e Seferit ne nje kampionat te dores peste.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje