Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

11 Mars 2026, 20:45Sport TEMA
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani,

Arsenali ka barazuar në minutat e fundit përballë Leverkusen, me ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani që përfundoi me rezultatin 1-1.


Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, të cilat tentuan të gjenin golin e avantazhit, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, me vendasit që shënuan nga një goditje kënd me Andrich.

Atëherë kur çdo gjë mendohej e mbyllur, ishte Madueke që u pengua në zonë dhe fitoi një 11-metërsh të diskutueshëm për “Topçinjtë”, që u shndërrua në gol nga ishi Havertz.

Çdo gjë do të vendoset javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit në Londër.

 

3 Komente

  1. S
    Shvejku...

    Penallti dhurate nga gjyqtari dhe vari.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tikitaka

      Penalltia ishte dhurate nga shoku i Dukes, Xhani lnfatino. Ndryshe nuk shpjegohet dot që nga faull ne favor të Leverkusejit jepet penalltin per Arsenalin.

      Përgjigjjuni
      1. M
        M.RUÇI.

        ARSENALI DO RESPEKTUAR NE SHKALLEN SIPERORE .LEVERKUSEN ESHTE EKIP GJERMAN.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje