La Kosovën për Shqipërinë, kush është lojtari debutues në listën e Silvinjos

10 Mars 2026, 16:30Sport TEMA
La Kosovën për Shqipërinë, kush është lojtari

Bujar Pllana largohet nga Kosova dhe do të jetë risia e Silvinjos në Kombëtaren shqiptare. 

24-vjeçari i lindur në Mitrovicë ka luajtur tre herë për përfaqësuesen U-21 të Kosovës dhe FIFA i ka dhënë lejen për këtë ndryshim, pasi ai nuk ka marrë pjesë në ndonjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Kosovës.

Mbrojtësi më herët ka luajtur në Superligën e Kosovës te skuadrat; Trepça ’89, Feronikeli ’74 dhe Prishtina, para se në vitin 2023 të kalonte Slaven Belupo në Kroaci. Më pas u transferua te Leçia Gdansk në Poloni ku luan prej një viti e gjysmë. Këtë sezon në Superligën polake, Pllana është aktivizuar në 11 ndeshje për 794 minuta në total.

Rikujtojmë që futbollisti ka si menaxher ish-lojtarin e Kombëtares, Eros Grezda.

2 Komente

  1. p
    pollogu

    I PRIFTË E MBARA, U GËZOFTË DHE NA GËZOFTË!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iso

      Nuk e la ky kosoven por kosova e ka lene sepse 24 vjeç do kishte luajtur po te ishte i dobishem.Megjithate uroj ti hyje ne pune ekipit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje