Partizani mori një fitore tejet të rëndësishme ndaj Dinamos, me rezultatin 2-0, në duelin e javës së 27-të në Superiore.
Sukses i madh për të kuqtë, që ngjiten në vendin e katërt, në zonën e “Final Four”, duke parakaluar pikërisht Dinamon.
Ndeshja nisi e bukur dhe me raste në të dyja portat. Pas disa tentativave, ndeshja u zhbllokua në minutën e 38-të, nga Martinez me kokë, pas një krosimi të Muratajt.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi sërish me gol për Partizanin. Në minutën e 51-të, Dumbia dyfishoi shifrat.
Dinamo provoi të reagojë dhe iu afrua golit me Bregun në dy raste, por Qirko me dy pritje dhe shtylla, i mohuan festën skuadrës së Dajës.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa Dinamo zbret në vendin e pestë me 39 pikë.
Kam qene tifoz i flakte i Dinamos por tani per mua ky ekip sduhet te eksistoj me se eshte ekip pa tifoz luan me stadium bosh ose te shperngulet dhe te perfaqesoj ndonje qytet ku ka tifoza ose sponsorat e tij te marrin nje ekip me tifoza te shumte dhe te zjarrte Lushnja dhe qe po vuan per sponsor.