Feston Elbasani, Tirana merr humbjen e katërt radhazi. Bylis mposht Vorën

8 Mars 2026, 17:10Sport TEMA
Feston Elbasani, Tirana merr humbjen e katërt radhazi. Bylis mposht

Elbasani triumfoi 1-0 ndaj Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Supëeriore.

Verdheblutë iu falën një goli të shënuar nga Ze Gomes në fundin e pjesës së parë, për të marrë 3 pikë të arta

Në “Selman Stërmasi” ishte një ndeshje shumë e luftuar dhe me raste në të dyja portat. Pjesa e parë foli për miqtë, ndërsa në të dytën, Tirana ishte më kërkuese, ndërsa në një rast u ndal nga tranversa.

Me këtë fitore, Elbasani mban vendin e dytë me 49 pikë, ndërsa Tirana me humbjen e katërt radhazi renditet e parafundit me 21 pikë.

Paralelisht, Bylis mori një fitore të madhe 1-0 ndaj Vorës në shtëpi. Sukses i rëndësishëm për ballshiotët në duelin e mbijetesës.

Ky sukses, e ngjit Bylisin në vendin e shtatë me 27 pikë, një pikë më shumë se Vora që ka zbritur në vendin e tetë.

Lini një Përgjigje