Sylvinho bën gati 50 ftesa për Poloninë, në Turqi eviton takimet me lojtarët

8 Mars 2026, 13:15Sport TEMA
Sylvinho bën gati 50 ftesa për Poloninë, në Turqi eviton

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, po i jep formë listës së zgjeruar për ndeshjen e play-off-it të Botërorit 2026, që do të luhet më 26 mars në Varshavë kundër Polonisë.


Braziliani ka hartuar një listë prej rreth 50 lojtarësh, nga e cila javën e ardhshme pritet të dërgohen ftesa zyrtare në formën e listës së pritjes. Vetëm 4-5 ditë para ndeshjes do të bëhet publike lista e shkurtër prej 23 lojtarësh që do të udhëtojnë drejt Varshavës.

Gjatë vizitës së fundit në Turqi, Sylvinho, i shoqëruar nga ndihmësi Doriva, ndoqi dy ndeshje të Kupës së Turqisë. Fillimisht vëzhgoi nga tribuna përballjen mes Basaksehir dhe Trabzonsporit, ku Ernest Muçi luajti 90 minutat e plota dhe kontriboi me një asist. Edhe pse nuk shënoi, Muçi ishte aktiv gjatë gjithë kohës dhe portali i specializuar Sofascore e përfshiu në formacionin e javës në kampionatin turk, duke i dhënë notën 7.6. Një ditë më pas, trajneri Sylvinho dhe stafi i tij ndoqën edhe përballjen e Kupës së Turqisë mes Besiktas dhe Çaykur Rizespor, ku Kristjan Asllani u fut në lojë si zëvendësues në minutën e 78-të për Besiktasin, ndërsa Qazim Laçi qëndroi në stol për Rizesporin. Laçi ishte i dëmtuar dhe nuk ishte në gjendje të aktivizohej.

Megjithatë, ndryshe nga vizitat e realizuara te lojtarët shqiptarë në Itali, Sylvinho nuk u takua personalisht me asnjë futbollist gjatë qëndrimit në Turqi. Braziliani u kufizua vetëm në vëzhgim nga tribuna, pa organizuar asnjë takim individual. Po kështu, sulmuesi Rey Manaj, i cili militet në kategorinë e dytë turke, nuk u përfshi fare në agjendat e monitorimit të stafit teknik, raporton Top Channel.

Kontrast i qartë me qasjen ndaj lojtarëve në Itali: Sylvinho ishte i pranishëm në ndeshjen Lazio-Atalanta, ku aktivizohen titullarët e Kombëtares Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj. Gjatë qëndrimit atje, trajneri zhvilloi edhe një takim me kapitenin Berat Gjimshiti, ndërsa në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit priti në vizitë Elseid Hysaj. Gjithashtu, në Portugali, stafi teknik ndoqi sfidën e Europa League Porto-Rangers, për të vlerësuar nga afër paraqitjen e mesfushorit Nedim Bajrami.

Trajneri pritet të bëjë edhe dy afrime të reja në mbrojtje – futbollistin e AEK-ut të Athinës, Stavros Pilios, dhe mbrojtësin e Lechia Gdansk në Poloni, Bujar Pllana, i cili njeh mirë kundërshtarin.

Nëse Shqipëria kalon Poloninë, do të përballet më 31 mars me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi, me shansin për të siguruar biletën e parë historike në Kupën e Botës.

2 Komente

  1. j
    jevgu

    Shqipot duhet te kene pregatitke te mire fizike. Kjo eshte e domosdoshme pavaresisht ankesave dhe justifikimeve qe kane filliuar pa mbaruar ndeshja akoma. Mesfusha eshte vendimtare per te pakten barazim dhe ketu duhet futen lojtare qe lozin me minutazh te plote kudo qe jane ndoshta dhe mbrojtes te mirefillte te lozin ne kete ndeshje si mesfushore. Ne mungese te sulmuesve gje qe e kemi te vazhdueshme per te pakten 20 vitet e fundit loja me e mire eshte pressing ne fushen e polakve. Loja pa top eshte kyc per kontrrollin e ndeshjes. Duhen bere zevendesime ne mesfushe per te mbajtur freskine e lojatreve. 20 minutat e fundit duhet te luhen me skeme te vecante loje dhe me 2-3 mesfushore te zevendesuar per shpejtesi. Shqiperia nuk ka kapacitete per organizator individual ndaj dy ose tre mesfushore jane te domosdoshem per sulm. Mesfushoret duhet te godasin me gjuajtje nga distanca dhe jo te ngaterrohen para 16cesh me cicmic. Me vjen keq per Brojen qe ju mbyll kariera kaq heret sepse ka shume per te dhene. Duhet pare per sulmues te gjate dhe jo 1:65

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi plak

      Mbrojtja dhe mesfusha mire por sulmi calon prej demtimeve ne nje ndeshje qe na duhet ta fitojme patjjater .Manaj me i miri ne sulm eshte me hene e luan ne kategorine e dyte turke .Muci po ben mire po me skenat e Sylvinjos nuk ka bend ne ekip ashtu si nuk kishte vend te Beshktash po nuku i dihet .Uzuni po luan e bredh ne fushe i varfri por s’prodhon gola megjithate e pres te jete ne formacion se luan sa para mbrapa .le ti marrim mecrradhe: Porta Strakosha mire me klubin Mbrojtja Gjimshiti ,Mitaj ,Ismaili mire Hysaj ,Ajeti nuk i dihen Mesfusha Asllani mire ,Ramadani mire ,Laci mire ,Shehu s’kemi degjuar gje Bajrami ka filluar te marre minuta Sulmi Asani me situaten ne Iran nuk e pres te grumbullohet Muci mire Manaj mire(dmth po luannrregullisht$ Uzuni po luan Nuk jemi keq por na duhet sum cinik qe ne nje rast te beje dy gola perndryshe do shkoje ne penallti muhabeti e s’do kemi energji per mdeshjen tjater edhe nese e kalojme polonine . Gjasa me te mira ka Kosova megjithese atyre iu duhet te kalojne nje Turqi me lojtare te juves e interit nese top forme .po nuk i dihet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje