Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, do të jetë i detyruar të bëjë zgjedhje të tjera për repartin e sulmit sa i përket ndeshjeve të play-off për pjesëmarrjen në Botëror në fund të këtij muaji.
Kur mbeten pak më shumë se dy javë nga fillimi i grumbullimit të kuqezinjve, situata e sulmuesve është alarmuese.
Armando Broja është i dëmtuar dhe nuk është kthyer në stërvitje. Por tashmë është e qartë se në të njëjtën situatë gjendet edhe Mirlind Daku, i cili ka pësuar një dëmtim në tendinë dhe rrezikon të mbetet për një kohë të gjatë jashtë, siç e ka shpjeguar vetë trajneri i ri i skuadrës ruse, Frank Artiga.
Ky i fundit, në prezantimin e tij para mediave, është pyetur se si do të veprojë për shkak të mungesës së Dakut dhe ai ka bërë të qartë se lojtari nuk do të aktivizohet pa qenë në 100%, pasi në rast përsëritje të dëmtimit, pasojat do të ishin katastrofike.
“Kur erdha këtu, po prisja me padurim mundësinë që të punoja me Dakun, por tani ai është i dëmtuar dhe kjo është një humbje e madhe. Po, skuadra është ndërtuar rreth Dakut dhe ai është e pamundur që të zëvendësohet. Është e pamundur që të zëvendësohet në çdo skuadër, është e vështirë që të gjejmë diku tjetër cilësitë e tij. Ne duam që të kalojmë më shumë kohë në gjysmëfushën e kundërshtarit dhe e gjithë skuadra e kupton që të gjithë duhet të bëjnë më të mirën për të kompensuar mungesën e Mirlindit. Një dëmtim në tendinë është mjaft specifik. Nëse përsëritet, lojtari do të jetë jashtë për një kohë shumë të gjatë dhe ne nuk duam që të rrezikojmë. Po monitorojmë rikuperimin e tij, derisa të jetë 100%. Ka data të përafërta për kthimin e tij, por jo një datë specifike”, tha trajneri spanjoll i Rubin Kazan, duke bërë të qartë se situata e Dakut është shumë problematike dhe shanset që ai të kthehet së shpejti në fushat e lojës janë shumë të vogla.
Gazetari mbase eshte me dhimbje koke vete, pasi qe te dy keta lojtare kane kontributin pothuajse zero gjate kohes qe Silvinjo eshte trainier. Asnjeri prej tyre nuk eshte humbje per kombetaren.Humbje do te quheshin demtimet ne mbrojtje me perjashtim te Hysajt.
Mossss,cfare na the.Broja ka 3 vite qe ngrih stolin kudo qe shkon,ne Kombetare fytyra e vertete e Brojes ishte ndaj Amatoreve te Andorres,Bythe fare.Sa per Dakun,nje gol ne 2 vite,tregon vete cfare ben ne Kmbetare.Nuk duhen me keto ore Gazekare:Jane Binjaket Shpendi,merrini sa me pare,keni Mehmetin,Mucin,Merrnin Ada Kurtulanin ne Turqi,jane te gjithe ne Super forme dhe vetem 22 vjecare.Mjaft me Hysajn,Balliun,Brojen,Dakun,lojtare Leshi.
Shqipëria në Europian dhe në botëror në sulm nuk e ka ndërtuar lojën sulm me Brojën dhe Dalin,por me lojtarë të tjerë Sot ekipi kombëtar ka mbi 45-50 kandidatë dhe ka një brez të ri mbi 40 futbollistë nën 20 vjeç që pritet të vijnë në kombëtare.Broja po shkon 25 vjeç dhe nuk po shpërthen apo të jetë baza e sulmit tonë.Dëmtimi dhe gjendja e tij psikologjike nuk duhet të shihen një humbje e madhe e pazëvendësueshme.
Pas play off duhet te filloje nje cikel i ri i kombetares pasi nje pjese e mire e lojtareve jane nga 30 vjec.