Gazetari sportiv Fatjon Baze ishte i ftuar në emisionin “KUBI Sportiv”, që transmetohet në Euronews, ku foli për çështjen më të komentuar të momentit, siç ishte rasti i penalltisë në ndeshjen Partizani–Elbasani, që përcaktoi fatin e takimit.
Gazetari theksoi se është e turpshme se si një arbitër vendosi se cila skuadër do të kalonte në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke akorduar një 11-metërsh të paqenë në minutën e fundit.
“E kam ndjekur gjatë gjithë 120 minutave ndeshjen e djeshme mes Partizanit dhe Elbasanit. Ishte një sfidë ku Partizani kishte më shumë mundësi për t’u kualifikuar në raundin gjysmëfinal, por deri në minutën e 119-të, kur arbitri vendosi praktikisht se kush do të kalonte më tej, ndodhi një rast flagrant.
E kam parë disa herë momentin e penalltisë që u akordua në favor të Elbasanit dhe, pa diskutim, ishte një vendim arbitrar dhe skandaloz i marrë nga gjyqtari Hamiti.
Vetëm një arbitër “nallban” mund ta jepte një penallti të tillë.
Nëse e sheh me vëmendje gjithë ecurinë e aksionit, është lojtari i Elbasanit ai që shkon me takën e ngritur drejt mbrojtësit të kuq, i cili në përpjekje për të larguar topin bën ndërhyrjen. Në rast se ajo goditje do të kishte prekur realisht këmbën e mbrojtësit të Elbasanit, ai nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte lojën edhe për ato pak minuta që kishin mbetur deri në fund.
Pra, ishte një gjykim skandaloz dhe një vendim i turpshëm, i padenjë për një arbitër që mban edhe stemën e FIFA-s dhe që me vendimin e tij përcaktoi se cila skuadër do të luante në raundin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Reagimet e Partizanit ndaj arbitrit Hamiti ishin të drejta, pasi nëse e ndjek gjatë gjithë këtij sezoni, Partizani është penalizuar vazhdimisht nga vendimet e tij.
Nuk e di nëse ky arbitër ka diçka personale ndaj ekipit të kuq, por jo vetëm në këtë ndeshje për kalimin në gjysmëfinale, por edhe në takime të mëparshme, Hamiti ka qenë shpesh vendimtar me gjykime kundër Partizanit. Nga ajo që kam parë, duket sikur ka një qasje negative ndaj këtij ekipi dhe është e vështirë të kuptohet se si ai u caktua sërish për të gjykuar një ndeshje kaq të rëndësishme.
Po aq i çuditshëm është edhe fakti që sistemi VAR nuk ndërhyri. Jo vetëm në rastin e penalltisë së diskutueshme, por edhe në një moment tjetër kur Partizanit iu mohua një gol i mundshëm, pasi mbrojtësi i Elbasanit e preku topin me dorë duke mos e lejuar atë të përfundonte në rrjetë.
Pa dyshim, përgjegjësia kryesore bie mbi Hamitin, i cili me vendimet e tij ndikoi drejtpërdrejt në fatin e ndeshjes dhe rrezikon të hedhë në erë gjithë sezonin e Partizanit. Por përgjegjësi kanë edhe arbitrat që ishin në sistemin VAR dhe nuk ndërhynë.
Në këtë këndvështrim Partizani nuk u eliminua për shkak të lojës së tij, por për shkak të një gabimi skandaloz dhe të një vendimi të rëndë të arbitrit. Sepse nëse Partizani do të humbiste për shkak të një paraqitjeje të dobët në fushë, atëherë përgjegjësia do të ishte plotësisht e klubit dhe e skuadrës”, u shpreh gazetari Fatjon Baze.
https://www.youtube.com/live/dODdkdSR-pM?si=uiVdlwebr10aPiPb
Jo Nallban por i Ndyre...mos thoni pastaj perse u kercet dajaku shpines ..Ishte krejtesisht me dashje ajo qe beri Sulltan Hamiti..Turp ti vije...
Derisa Saliu ka kapur gjithe gjykatat dhe Spak ........pa dashje mund te kete kapur edhe gjyqtaret e futbollit ...apo jo ???!!!!
Vendimi i arbitrit ish i nivelit të lartë profesional. Nëse lojtari Partizanit do kish goditur topin dhe jo këmbën e lojtarit elbasanas,topi do fluturonte drejt.Por lojtari elbasanas ja ka hequr me majën e këmbës topin dhe loj.partizanit ja ka veshur këmbës elbasanasit. Po kur je tifoz i sëmurë,fajin gjithmonë e ka arbitri dhe kundërshtari kur të mundet skuadra.
Une nuk jam tifoz futbolli. Por shkrimit te tema dhe shqiptarja. Com me nxiti te shoh vidioregjistrimin.Lojtari I partizani as qe e ka prekur fare kundershtarit. Faji eshte teresisht i albitrit.
Ska me lojtare me bole, OSE tope Ne shqip. Ka lojtare me "bile".
Duhet pare e gjith ndeshja ai gjykoi shume keq por me shume demtoi elbasanin.Golibi partizanit ishte faull pavaresish se mbrojtsi i elbasanit nuk ka prekur topin ai eshte rezuar fillimisht nga lojtari i partizani dhe me pas ai ka prekur topin.Per elbasanin perpara se te jepej penallria arbitri nuk dha nje penallti neto per elbasanin dhe pas saj dha penalltin e diskutueshme.Po ti mbledhesh rastet jane 2 per elbasanin qe eshte demtuar dhe 1 per partizanin..Arbitri nuk gjykoi keq ne dem te partizanit por kur je tifoz e vlereson si te tille por realiteti eshte ndryshe
Rasti i penalltise eshte nje gjykim profesionist dhe nje kaliber arbiter mund ta jap ate penallti. Po te kishte VAR py dyshim do quhej penallti. Ti si mbrojtes duhet te godasesh topin, dhe nese sulmusi eshte i shpejte dhe ta heq topin, ti nuk duhet te besh kontakt me sulmusin. Mrojtesi e goditi kember e sulmusit dhe eshte penallti. Ky Baze a Boze flet me anesi dhe pa etike.
Me sa pashe une, arbitri u konsultua edhe me sistemin Var. Pastaj e konfirmoi penalltine.
Nuk dha penallti goditjen me brryl në fytyrë që lojtari partizanit i dha kundërshtarit brenda zonës . Jo Ali hoxha por hoxhë Aliu
Arbitri e beri punene e tij mori parate dhe e shkerdheu lojen bashke me Partizanin, ky shkerdhin vazhdoi edhe ne dhomen e WAR ku personat pergjegjes edhe keta arbitra nuk morren mundimin te pakten te sinjalizonin arbitrin kryesor se per ate pune paguhen qe ky i fundit duke pare vidion te rishikonte vendimin e tij te gabuar. Cdo gje shkoj ne unison te plote, Partizani u eleminua padrejtesisht. Te nderhyje Federata e Futbollit dhe te anulloje ndeshjen, keshtu rivendoset nje gjysem e drejte.
Ore ju tifozeria Partizani,keni sy në ballë apo jo?! Nuk e shikoni që lojtari i Elbasanit e ka goditur i pari topin me majën e këmbës duke e larguar, ndërsa mbrojtësi i Partizanit nuk e ka kapur topin fare por ka goditur me shkelm pjesën anësore të këmbës së lojtarit elbasanas? Hapini ore sytë dhe shikoni!
Kjo tregon degjenerimin e federatës që mban këta ndyrësira që shesin ndeshjet.
Elbasani fitoi me merite e tergoi nivel te larte sa teknik e fizik Arbitri me shume profesionalizem dha me te drejte penallti.Mos gjykoni si tifoze te semure te Partizanit perfshi edge disa media.
Po ke te drejt albitri eshte nallban sikurse edhe ne ELBASAN po me PARTIZANIN fillon faulli jasht zone dhe mbaron brenda zone eshte penallti sikurse fillon faulli nga porta dhe mbaron ne port eshte penallti prap per PARTIZANIN ee albitri nallban ajde gazetar ajde