Vllaznia kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës

4 Mars 2026, 18:36Sport TEMA
Vllaznia kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës

Vllaznia u bë skuadra e parë e kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Pas triumfit 1-0 në ndeshjen e parë, shkodranët fituan edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Bylisit me rezultatin 2-1, për të avancuar më tej.


Në “Loro Boriçi”, të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e parë. Balaj zhbllokoi sfidën në minutën e 35-të.

Megjithatë, vetëm 3 minuta më vonë, miqtë vendosën baraspeshën, me golin e shënuar nga Lima.


Në minutën e 44-t, Pusi riktheu avantazhin e kuqebluve, që e mbrojtën këtë rezultat edhe në pjesën e dytë.

Lini një Përgjigje