Jasir Asani ka lënë pas Iranin dhe luftën atje duke u larguar nga vendi i cili është përfshirë në konflikt të armatosur me SHBA dhe Izraelin. Por para se të largohej nga ky vend, ai ka ndihmuar edhe futbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovski, që të largohej gjithashtu, pasi ishte braktisur nga klubi i tij.
Gazetarët e “Sport1” në Maqedoninë e Veriut kanë takuar dy futbollistët në aeroportin e Stambollit dhe ata kanë treguar se si kanë arritur të dalin nga vendi. Ashkovski kishte qenë 15 orë larg vendit ku gjendej Asani, por ia kishte dalë të takohej dhe udhëtonte me të falë shoferëve që klubi i Esteghlal ku luan futbollisti i Kombëtares, kishte vënë në dispozicion të futbollistëve të vet.
“Ishim të ndarë deri në ditën e fundit. Kur jam atje, ka tre shoferë nga klubi që janë në dispozicion 24 orë për ne”, tregoi Asani.
Më pas e kishte radhën Ashkovski të tregonte vuajtjet e tij dhe se si Asani e kishte shpëtuar pasi klubi i Mes Rafsajan, për të cilin luante në Iran, e la në mes të rrugës.
“Unë udhëtova nga Rafsajan në Teheran për 15 orë, pastaj në kufi me Turqinë dhe prej nga atje me avion në Stamboll. Ishte një telash i madh të kaloje përmes Iranit. Jasiri më ndihmoi, ai kishte shoferin e tij, ia dola me të.
Kishte sulme kudo, edhe pranë meje, sapo kishte filluar. Nuk kisha ngrënë apo pirë për tre ditë, unë thjesht po kërkoja një mënyrë si të largohesha nga vendi. Pasi lideri i tyre u vra, asgjë nuk funksiononte, ccdo gjë u mbyll… gjithçka ishte e vështirë, por gjithçka përfundoi mirë. Tani pres me padurim të shkoj në shtëpi, të fle, të pushoj pak.
Kur gjithçka ndodhi, mua më braktisën, po të mos ishte për Jasirin… Kishte edhe të huaj të tjerë, por asnjë nuk më ndihmoi. Isha i ulur në rrugë, të huajt e skuadrës së Persepolis po kalonin me një autobus dhe i pyeta nëse mund të shkoja me ta dhe më thanë që nuk mundesha. Kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për mua në të ardhmen”, tha futbollisti i Maqedonisë së Veriut.
Po ke te drejte,por kaurret sllavomaqedons nuk do ta Benin kurre kete gjest se ato nuk i duan shqiptaret e maqedois i urejne si shipcat e shqiperise qe si duan shqiptaret e maqedonise sespse i thirren maqedons.
O rrot mullini, kur i shan ata qe i quan maqedone me fjalen "kaurr", e tregon veten mysliman, pra jo shqiptar. Ik o gomar e meso historine se feja e sbqiptarit ka qene e do jete shqiptaria.
SHKA/u i ngordhur, shka
Këtë shprehje që thua ti tani e kanë thënë maqedonasit para 100 vite për fisin tënd
Mbase e mban mend dhe nuk e harron kete gjest te Jasirit sapo te shkosh ne shtepi.Se sllavet dhe greket e kane ne gjak mosmirnjohjen dhe te fusim thiken pas shpine ne cdo moment.
Shpirti i shqiptarit ka qene dhe do mbetet human. E kane treguar te paret tane kur strehuan italianet dhe hebrenjte per ti shpetuar nga persekutimi i nazisteve. Bravo Jasir per perfaqesimin dinjitoz te tradites se bases te popullit tone.
Ata grekët ty të dhanë bukë , ujë ,rroba dhe jastek për të fjet kur ike bythëgrisur maleve për greqi
Ke te drejte per ate qe thua o Ilir dhe nuk jemi mosmirnjohes por kane bere edhe shume gjynahe ne te shkuaren deri ne spastrime etnike (kujto masakrat e Camerise).