Trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann, ka prekur për herë të parë në mënyrë direkte mundësinë e debutimit të Brajan Grudës me “Pancerat”.
Sulmuesi me origjinë shqiptare vazhdon të jetë pjesë e Gjermanisë U-21, ndërsa deri në këtë pikë, nuk ka mundur të veshë fanelën e 4 herë kampionëve të Botës as në miqësore dhe as në ndeshje zyrtare.
“Mendoj se ai po bën mjaft mirë tani te Leipzig. Unë e kisha përfshirë atë në ekip gjatë përgatitjeve për Europianin në shtëpi. Ai ka shumë cilësi, por mendoj se nuk e ka kuptuar ende plotësisht që ai e kishte mundësinë që të bëhej pjesë e skuadrës asokohe.
Në fund të fundit, për një sulmues gjithçka ka të bëjë me prodhimin e më shumë golave dhe asisteve. Për nivelin e cilësisë së tij, mendoj se nuk është ende mjaftueshëm”, u shpreh Nagelsmann për mediumin prestigjioz “Kicker”.
Fakti që Brajan Gruda nuk ka luajtur asnjë ndeshje me “Pancerat” dhe rregullorja e FIFA-s është e qartë, pra që sulmuesi ka të drejtë të ndryshojë kombëtaren, nëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, tregues se 21-vjeçari mbetet opsion për Shqipërinë dhe trajnerin Sylvinho.
21 vjeç dhe se kan thirr akoma...se thërrasin më
Nuk duhet t'i luten. Ne Kombetare duhet te luajne ata qe ju rreh zemra per te, jo skarcot e Gjermanise apo kujtdo tjeter.
Bravo, nuk na duhen lojtare qe e shikojne fanellen e kombetares sone si alternative te dyte. Edhe nese i kerkon federated qe te vije ne kombetare, duhet me ju pergjigj negativisht.
Po nuk eshte ndonje gje ky se na e Veshtiroset me kete Gruden.Ishte ne Angli dhe dy vjet po Rezeve e perjetshme,dhe ku tek Brigton qe po bie bga kategoria.Erdhi tek Laipzigu,cfare ka bere,nje gol dhe kaq.Lereni Pordhacin te prese Gjermanine gjithe jeten,te mendohet mire PseJaDhjeu Shqipnise.Mos i lutni Bythen asnjerit:Keni dy Vellezerit Shpendi ne Itali qe jane Golashenuesit me te mire,Cfare Prisni,pse nuk merren?Mjaft me me Bronen,ai mbaroi,me shume nuk kuan se sa ka luajtur ne keto 3 vite.Mos merrni me Debilin Hysaj,Balliun 34 vjec,as nuk luajne fare:Merrni Kurtulan ne Turqi,23 vjec ,lojtar Fantastik me ekipin e vendit te 4 ne Turqi.Mjaft me ,keni ne Itali dhe Greqi shume dhem te rinj Shqiptare qe po rriten dhe jane Talente.
Nese me Shqiperine bashkohesh se nuk te therresin te tjeret nuk na duhesh edhe sikur me qene leionel Messi .nga ana tjater edhe shume goje me fol nuk kemi se ai eshte prodhim gjerman ,ata a kane bere ate qe eshte ky sot keshtu qe ata jane te paret qe duhet ta pretendojne .
eshte e drejt. ai esht prodhim gjerman dhe per ne esht luks te kesh nje prodhim gjerman ne ekip sado te jet ne disavantazh me lojtare qe lozin 90 min ne liga te dores se dyt. Broja as los fare dhe te gjith e shohin si me qen Messi, por thjesht vetem fakti qe ben pjese ne nje skuader te premier pregatitjet, taktikat , morali i bejn ata superior nga te tjeret. Pse nuk thot njeri gje per skiatoren Lara Colturin qe thjesht mori pasaporten per individualizem dhe federata e pranoi. Keshtu qe edhe nese Gruda nuk eshte gati shpirterish, kombetares tone i duhen gjunjet e tij, ndac ta ndihej apo jo kombetaren ai vet.
Paste fat me Gjermanine! Kombetaria nuk eshte si klubi ku luan, ajo eshte nder dhe Atdhedashuri. Nqs. e sheh si biznes dhe nuk ndjen asgje me shume se tek klubi, atehere eshte me mire te mos jesh aty. Nuk kemi pse e diskutojme, ky nuk eshte as i pari as i fundit!
Sakte