Milani shkon me fitore në derbin ndaj Interit. Kuqezinjtë triumfuan 0-2 në transfertë ndaj Cremoneses, në duelin e javës së 27-të në Serie A.
Skuadra e Massimiliano Allegrit, iu fal dy golave të shënuar në fund, për të marrë 3 pikë të arta.
Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve nga të dyja ekipet.
Në pjesën e dytë, Milani shtoi forcat në sulm, por ndeshjen e zhbllokoi një mbrojtës. Strahinja Pavlovic shënoi me kokë në minutën e 90-të, duke bërë që të shpërthejë festa.
Rafael Leao dyfishoi shifrat, pas një kundërsulmi vrastar, për të vulosur takimin. Me këtë sukses, Milani mban vendin e dytë me 57 pikë, 10 më pak se Interi kryesues, me të cilët përballen javën e ardhshme.
Lini një Përgjigje