Legjenda e Flamurtarit Vasil Ruçi, ka dhënë versionin e tij për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e cila do të mbahet në datën 26 mars, faza “Play-Off” e Kupës së Botës. Ruçi ishte në një lidhje live me emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ku “koka” e diskutimit u bë dyshja ofensive Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti:
“Është dilemë shumë e madhe këtë radhë, për arsyen se janë disa lojtarë në gjendje shumë të mirë sportive, apo do rikthehemi te tradita. Kjo është një vështirësi shumë e madhe dhe kërkon një përzgjedhje shumë të zgjuar.
Pra, kemi lojtarë si Muçi, ose unë do preferoja edhe Anis Mehmetin, të cilët kanë gjendje shumë të mirë sportive, apo do mbetemi te tradita me lojtarët e vjetër. Të gjithë e dimë se Muçi ka gjendjen më të mirë. Dilema e madhe është nëse Sylvinho do e vendos titullar ish-sulmuesin e Tiranës kundër Polonisë ose jo.
E kam thënë dhe e them prap, duhet të jemi me 3 kontrollorë në mesfushë dhe jo Kristjan Asllanin, nuk na duhet. Nuk ka nevojë për shumë organizim mbrapa, por për thyerje. Të thyejmë shpejtë manovrën e rivalit dhe ta nisemi shpejtë.
E rëndësishme që trajneri ta nxjerri ndeshjen me fitore ndaj Polonisë. Dhe për ta bërë diçka të tillë, logjika e trajnerit ka të bëjë me përzgjedhjen e lojtarëve. E përsërisë, çdo gjë kësaj radhe do të fillojë nga mesi i fushës, sepse ne nuk duhet të organizojmë mbrapa. E rëndësishme te ne është të thyejmë mesfushën e tyre dhe nisim aksionin, ku mund të shënojmë.
Ernest Muçi është aset sot. Ashtu siç ishte Armando Broja dikur. Duhet t’ia marrim këtë të mirë që ka sulmuesi i Trabzonspor. Si fitojmë në Poloni? Duhet parë Mehmeti në Angli.
Besojë se roli më kyç do të jetë sulmi. Padiskutim Muçi duhet të jetë. Për mua Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi mund të zgjidhin ndeshjen kundrejt Polonisë. Mos të na shkojë në mendje se jemi më të fortë në planin teknik se polakët”.
Me sakte qe ka folur Ruci nuk behet. Asllani ka patur shansin te mesoje nga super te medhenjte e Interit, por kurre nuk arriti ne nivelin e tyre. Qendron gjithmone mbrapa kundershtarit sikur kerkon qe te mbulohet per te mos lejuar shokun e skuadres qe ti pasoje topin. Per nje organizator te lojes kjo eshte e pa kuptueshme.
E sakte. Kompetenti ka shume te drejte. Nuk mund te mbash mesfushen me asllanin.
Goli ndaj Serbise erdhi prej Asllanit .Goli ndaj Andorres Asllani .Keto na djane kualifikimin .Qish flisni sikur trurinin e keni ne bithe more njerez ?
O zoteri, askush nuk po ja mohon Asllanit ato qe ka bere, por nuk mjafton, sidomos kur ke alternativa me te mira.
Ne parim Vasil Ruci ka te drejte. Kjo ndeshje nuk luhet per pike, nuk eshte kualifikuese, luhet per gjithçka, mund te krahasohet me ndeshjen ne Serbi ku na duhej vetem fitorja. Edhe trajneri do te luaj per gjithcka.....
..JO NK KA TE DREJT ..DHE AS DUHET TE FLASI KSHU ... ESHT MUNGES PROFESJONALIZMI DHE RRESPEKTI PER PUNEN E TRAJNERIT PO BEN ATO NDERHYRJET KLASIKE QE NDODHIN RENDOMT...QE TE FAVORIZOHET X apo Y LOJTAR MUC-it JA KA DHEN MUNDESIN SILVINHO ...EDHE KA DESHTUAR NK BEN FARZ FAZEN MBROJTESE ERNESTI JU AKOMA NK ARRINI TE KUPTONI SE FALE SILVINJOS ...SHQIPERIA NK ESHT POSHTERUAR KURR... TE LUANTE KY MUCI NE VEND TE ASANIT...POR EDHE SEFERIT.. SHQIPERIA DO KISHTE HUMBJE NGA 4-5 ME 0 SIMVINJO DON LOJTAR QE MBROJN MIR ... JASIR ASANI ISHTE /ESHT BENJAMINI I TI E KENI DEMTUAR RENDIMENTIN E ATI DJALI DUKE E KRYQEZUAR PER NJE NDESHJE JO TE MIR QE KA BER...
Ky mund te kete qene legjende e Flamurtarit por smund te vendosi se cfare eshte e mira dhe si duhet te luajme kunder Polonise. Keta kujtojne se duke pare nga ekrani ju duket sikur e njohin futbollin ne maje te gishtave. Te ishte aq e lehte tani me hosanarat qe juve te gjithe pa perjashtim I keni bere BROJES tani do ishim ne finale te boterorit, prandaj mos na cani trapin prape me emra nuk na ka cuar individi ne kualifikime por ekipi nuk ka qene as Broja as Muci dhe as ai asi tjeter qe luan ne Angli. Jemi ndeshur me polaket dhe personalisht e konsideroj mjaft te veshtire luajne ne fushen e tyre kane lojtare me te mire plus dhe me shume eksperience ne situata te tilla shpresoj ne nje loje te mire te mbrojtjes se ndonje shanc perpara edhe mund te na jepet. Ketu te gjithe keta ishet bejne si eksperta japin zgjidhje si te ishin ato recetat e ilaceve qe ne kete rast nuk te sherojne por te cojne per lesh.
Me qe ai e ka Muçi, ketij ja vute Ruçi, po jo ore kopetenti e ka Ruci jo Ruçi