“Ku janë lojtarët që driblojnë? Ku janë lojtarët me b*le?”, legjenda hollandeze: Nuk shoh më futboll

5 Mars 2026, 15:10Sport TEMA
“Ku janë lojtarët që driblojnë? Ku janë

Ndryshimi i futbollit në kohë është i dukshëm dhe krahasimi mes epokave është i pashmangshëm. Disiplina taktike ka marrë terren më tepër se kurrë, teksa ndeshjet po orientohen drejt rezultatit më tepër se sa drejt lojës së bukur e argëtuese. Këtë shqetësim e ka ngritur edhe legjenda e futbollit hollandez, Rud Gulit. Ky i fundit është shprehur së fundmi se do të heqë dorë nga të parit futboll, pasi ndeshhet nuk po i japin më kënaqësi si dikur. Ai kërkon të shohë në fushë më tepër lojtarë që driblojnë dhe jo futbollistë që përpiqen të fitojnë rivënie anësore.

“Kam vendosur të mos shoh më futboll. Nuk e shijoj më sportin tonë. Pashë Arsenal-Çelsi, çfarë ndeshje plehrë që ishte. Shoh lojtarë që përpiqen të marrin goditje nga këndi, që përpiqen të marrin rivënie anësore. Shoh djemtë që kapin topat të gatshëm për t’u dhënë peshqira lojtarëve. Futbolli është bërë tërësisht i tnerrshëm. Shpresoj që kjo të mos jetë rruga ku ne po shkojmë.

Po pres për futbollistë që kalojnë përsëri mbrojtësit, dikë si Lamin Jamali. Më mungon gëzimi. Thjesht nuk me shijon me futbolli. Të gjithë zbatojnë detyra në fushë. Ku janë lojtarët që driblojnë? Ku janë lojtarët me b*le? Pse janë të gjithë duke pasuar? Vetëm pasime! Vetëm pasime”, ka thënë Rud Gulit.

2 Komente

  1. M
    Muli

    A me Rudo e mori ferra uraten

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamleti

      VETËM PASIME. TIPIK XHAKA YNË. KUR KENI PARË QË AI TË GODASË NË PORTË KUR EDHE KA NDONJË KORRIDOR TË HAPUR NGA NJË LARGËSI 20 -25 METRA. MORA SHEMBULL. ASHTU U ZHBË EDHE SHAQIRI, MERRTE DETYRA DHE IA NGULFATËN INTUITËN PERSONALE, NË LIVERPOOL. TAKTIZIME DHE NJË ZGJATJE KËMBE NË LËMSHIN E MBROJTJES DHE PËRFUNDON LOJA VETËVRASËSE E FUTBOLLIT. FIZIKË, VRAPIM, LOJË ME BËRRYLA, PENALLTI TË PAQENA FAVORIZUESE PËR SKUADRAT ME NAM. HEGJEMONI NË FUTBOLL.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje