Legjenda e Shqipërisë, Altin Rraklli, ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Raklli ka folur sa i përket situatës së Ernest Muçit te Shqipëria dhe gjithashtu ka prekur pak mënyrën sesi po komentohet edhe Silvinjo në ambientin sportiv shqiptar. Përkundër gjithë kritikave dhe dyshimeve, Rraklli kujton faktin se me këtë trajner jemi në kulmin e historisë tonë.
“Unë kam qenë sulmues më parë, nëse do isha në vendin e Silvinjos, do të më pëlqente shumë që të isha më shumë ofensiv. Por të jemi pak realist dhe me këmbë në tokë, futbolli sot fitohet me mbrojtje, nuk fitohet me sulm. Të isha unë trajner, Muci do të grumbullohej me patjetër.
Por për ta futur nga fillimi, varet nga ndeshja, nga stërvitja aty brenda, nga ana taktike, mund të futet në pjesën e dytë ose 30 minuta nga fundi. Silvinjo ka pasur gjithmonë tendencë që në krahë të fus lojtarë me karakteristika mbrojtëse, që dinë të mbrojnë mirë. Duhet të jemi dhe pak realist se trajneri matet me rezultate, na dërgoi për herë të parë në Play Off të Botërorit, të jemi me këmbë në tokë”, tha Rraklli.
Puna eshte se futbolli sot nuk shifet fare.Ç'me pa,vetem pasime idiote,avash avash,jarebi me shku me sulmu,vetem taktike.Ne disa kampionate futbollisti vrapon,por kot,ne disa te t'jera as nuk vrapon,sillet neper fushe kot.Taktika po e mbyt lojen,nuk ka loje t'bukur,lojtar qe merr inkursione,qe te dribloje e ti iki 2-3 lojtarve.Me marr korrne eshte gjo e modhe,tek outi vonohen fort,se ashtu eshte taktikisht orientimi,me nje fjale vk.Keshtu thote edhe Rraklli,rrini ne mbrojtje qe t'filloj sulmi.Jo se e ka gabim,por keshtu luhet tani.S'ke ç'me bo.
Futbolli si cdo gje tjeter ka ndryshuar pregatitja fizike dhe disiplina sot ke vetem 5 sekonda te mbash topin perfshi ketu edhe portierin me perpara ka qene tjeter histori
Ne aq sa kuptoji nga futbolli nga kjo çka ka deklaruar Rakli më duket plotësisht absurde. Nëse vetëm mbrohesh e nuk shënon d.m.th. luan për rezultat humbje apo barazi. Nëse nuk shënon nuk ka fitore. Çfarë të thuash për këta kinse ekspertët,