Në Poloni po na marrin lehtë për në Botëror: Benfika është më e mirë se gjithë Shqipëria

11 Mars 2026, 12:40Sport TEMA
Në Poloni po na marrin lehtë për në Botëror: Benfika

Polonia do të përballet me Shqipërinë në datën 26 mars, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off të Botërorit. Ekipi që do të fitojë, do të përballet në finale me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.

Ndërkohë si në Shqipëri ashtu edhe në Poloni, ambienti po zien për një futbollist, ku të gjithë e kërkojnë dhe janë kthyer kundër trajnerit. Në vendin tonë kjo po ndodh me Ernest Muçin, i cili është kthyer në heroin e Trabzonsporit dhe po zhvillon performanca të jashtëzakonshme.
Nga krahu tjetër, në Poloni janë të dashuruar marrëzisht pas 17-vjeçarit të Portos, Oskar Pietuszeëski. Ky talent i madh është rritur në Poloni, te Jagelonia dhe tani po shpërthen në Portugali, teksa dje ka realizuar gol në ndeshjen Benfika-Porto. Për specialistët e futbollit, Oskar do të jetë një prej atyre lojtarëve të shumtë që dalin nga Porto dhe më pas i bashkohen ekipeve si Real Madridi, Barcelona apo Manchester City.

Të gjithë janë të sigurtë se ky talent është një yll i madh i futbollit, por jo trajneri i Polonisë. Duke parë moshën e vogël, vetëm 17-vjeç, aktualisht tekniku i polakëve është kundër këtij afrimi. Mediat polake kanë raportuar se Oskar nuk është pjesë e planeve të Kombëtares për ndeshjen me Shqipërinë, megjithëse ngelet të shihet nëse do të ndryshojnë planet deri në fund.

Komentatori dhe gazetari i njohur në Poloni, Mateusz Borek, e ka komentuar me shumë nënvlerësim ndeshjen me Shqipërinë. “Për mua është një ndeshje kyce, ku Oskar mund të vijë në skuadër. Nëse më pyet mua personalisht, Benfika që ai i shënoi gol, është një ekip shumë më i mirë se Shqipëria. Do të jemi në një stadium të ngrohtë, të stërmbushur, ku do të dominojmë dhe Oskar do ta tregonte veten mirë”, tha gazetari polak.

Pra në kryefjalën e gazetarit polak, Benfica është një ekip shumë më i mirë se gjithë Kombëtarja e Shqipërisë. Sigurisht që edhe Benfica nuk mund të quhet një ekip i dobët, por kurrsesi më i mirë se gjithë ekipi i Shqipërisë kur lojtarët tanë janë me shumicë në Serie A, por gjithashtu gjenden edhe në Premier League apo Turqi.

11 Komente

  1. T
    Taku

    Sakte

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamleti

      ASHTU BËNIN KRAHASIME EDHE SUEDEZËT ME DARDANËT DHE DARDH KISHTE BISHT. KEMI SKUADËR TË FORTË. DI TË MBROHET DHE KRIJON MUNDËSI SHËNIMI IMPULSIVISHT. MBAJMË MEND QË SHQIPËRIA QË LUAJTI KUNDËR ANGLISË NË MËNYRË TË SHKËLQYER, DERISA ERDHI GOLI. NGADALE BEG SE KA HENDEK!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Ben

      Shume mire e thote, ne nuk kemi lojtare te klasit boteror. Hasani, qe po te fryj era e mer me vete. Hysaj e ka me hene dhe meqenese nuk po aktivizohet eshte ku theret qameti. Asllani, nga interi tek Torino luajti disa ndeshje dhe e perzune me ceremoni ne Turqi, kaq ishte mbaroj, filloj renia deri tani 22 vjec, tek Elbasani per ja dy vjet. Ndaj duhet te jemi me kembe ne toke, ka disa element aty qe mund te fitojne ndeshjen me Polonin, por duhet te ulet euforizmi jone.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tifozi

        Me falni, po a nuk ishte ky ekipi "me i dobet se Benfika" qe shpartalloi Polonine ne ndeshjen e fundit?

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bel fica la benfica

        Jo se ne mund te trembim ndonje skuader , por zakoni e do qe ne ndeshje tek si kjo te ruhet modestia dhe respekti per kundershtarin, sepse topi eshte i rumbullaket dhe historia e futbollit na meson 2 gjera se pari, qe ne jo pak raste ekipe dhe me te medha se Polonia kane marre valixhet duke deshtuar me turp ne sfida te ketij lloji , dhe se dyti qe ...pordhet e medhaja grisin breket e reja , ne kete rast breket e ketij petusheskit me shoke, keshtu qe po te isha ne vend te ketij gazetarit do te permbahesha nje cik, se nuk i dihet

        Përgjigjjuni
        1. t
          tifozi

          Sakte

          Përgjigjjuni
        2. Q
          Qifja

          Polonia ka vetem nje Oskarr,ndersa ne kemi njembedhjete palikarr.Shkrim idiot pa sens sportiv.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kurva Polska

            Polonia si gjithe Polaket neper Europe,,duan te jene si Europa ,por Koka si patate Ruse dhe sjellja si Pijanecer e Trima kur behen shume Nuk po i ndihmojne,,,Po te ishin aq te mire do ishin ne Amerike Jo ne Play off..Nje ndeshje eshte dhe Shqiperia edhe mund te ja dale..Polonia nuk eshte me e forte se Serbia qe e mundem Brenda…Me mire qe e shikojne te lehte se i hypin kallamit..Shqiperia nuk ka asgje per te humbur..Te luaje Stilin e Bearxotit dhe do ja dale…

            Përgjigjjuni
            1. B
              BabaTrumpi

              Po ku krahasohemi ne me Benficen o ju qifsha robt

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjelle Sllavesh,Davai Davai

                Benfica eshte me mire se Polonia,,,Qe akoma ka mbetur me 40 vjeçarin LevanLoqja …Polaket Nuk kane Kombetare qe kujtojne se kane,Nje mut ekip ka Polonia

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kujdes

                  Dje ne ndeshjen Barcelone - Newcastle sulmuesi polal Landowski ne pjesen e pare preku vetem 14 topa dhe ato i kthente mbrapa..... Edhe Suède te njejten mendjen kishte me ekipin e krahines se koqevarise , por e hengri dhe koqevaret i moren plote 6 pike ne dy fitore . Ndaj kujdes o polikoqe

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje