Sylvinho po “përmbyll” idetë e tij për listën e Kombëtares shqiptare, në prag të sfidës me Poloninë, e vlefshme për “play-off” të Botërorit 2026. Megjithatë, për brazilianin ka “dhimbje koke”.
Armando Broja nuk është rikuperuar ende, po ashtu edhe Mirlind Daku. Me këta dy sulmues që janë në rrezik të mungojnë në ndeshjet e marsit, Sylvinho po mendon për planin B.
Taulant Seferi ka probabilitetin më të madh që të zëvendësojë një prej dyshes Broja-Daku. Ndërkohë që emri tjetër që po mendohet nga tekniku brazilian, është ai i Stiven Shpendit.
Edhe ky i fundit ka bërë mjaft mirë këtë sezon në Serie B italiane. Deri më tani, Shpendi ka shënuar 10 gola e asistuar në 1 tjetër me fanellën e Empolit, duke rritur gjasat për një ftesë te Shqipëria A.
Me lojtar prag pensjoni te kategoris dyte turke pretendon te fitoj me Polonin ky dhe Duka.
Seferi është luftëtar por ka telashe me topin. aktivizo mucin dhe ndërto lojën me te dhe hasanin, të cilin duhet ta lëshë në krahun e majtë, me depërtime të thella nga 18-tëshi, alternativa kundërsulmi muci . hasani- bajrami nuk ka fuqi përfundimtare, konsumohet kur vije casti të gjuajë . 2-3 metra mbi portë.
Nuk merret me Seferi or Sylvinio.Eshte 30 vjec,luan ne Kategorine e dyte Turke,pra nuk ka kuptim fare ky Muhabet.Nuk te duhen fare Broja dhe Daku,jane te demtuar dhe kane Muaj qe nuk sterviten fare.Boll me me lojtare qe nuk kuajne fare ne ekipet e tyre:As Hysajn nuk duhet ta marresh,ka 2 vite tek Lacio ka bere 1 ndeshje.As Balliu nuk te duhet,eshte Rezerve e perjetshme tek ekipi tij.Ke rastin per te therritur te Dy Binjaket Shpendi,njeri tek Empoli dhe tjetri tek Cesena jane Golashenuesit me te mire ne Kampionatin e Kategorise se dyte ne Itali,dhe jane vetem 22 vjecare.Merr ne Turqi Ada Kurtulan,luan me ekipin e vrndit te peste ne Turqi,i ben te gjitha rolet nga Mbrojtes dhe deri sulmues,eshte 22 vjecar.Di qe po merrni Pilios nga Aek i Greqise dhe Kosovarin nga Polonia,Ide e mire.Therrit dhe Mucin me Mehmetin,mos u tallni me ato Lojtare kur ju therrisni Bajramin qe ka 1 vit qe luan sot dhe nuk luan nje muaj pastaj.Pastrojeni Kombetaren,mjaft me me lojtare Medioker dhe Pleq.
Te drejte ke .edhe una me rradaken time te vobekte mejtoj se me ligen e kombeve duhen bere ndryshime .Por vije vehtene ne rolin e trainerit .Duhet kurajo e jashtezakonshme te therrasesh lojtare qe s’i ke provuar me pare ne nje ndeshje jete a vdekje .
mendim perfekt
Thrrit gjak te ri