Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë e detyruar të luajë me uniformën e tretë, të gjitha të zeza, në ndeshjen e radhës kundër Polonisë.
Sipas raportimeve të fundit, UEFA ka refuzuar kërkesën për të përdorur fanellën e parë kuqezi.
Megjithatë, kjo nuk duket të jetë një e keqe e madhe, pasi historikisht fanella e tretë ka sjellë momente të veçanta për Shqipërinë jashtë vendit.
Në vitin 2015, me uniformën e tretë të veshur, Shqipëria fitoi në transfertën ndaj Armenisë (3-0), duke siguruar kualifikimin e parë historik në Europian.
Në Euro 2016, fitorja e vetme ndaj Rumanisë (1-0) u arrit po me fanellën e tretë.
Më vonë, në Moldavi (1-1) u siguro kualifikimi i dytë historik për Europianin (17 nëntor 2023).
Në Euro 2024, barazimi 2-2 kundër Kroacisë ishte një tjetër moment i veçantë, gjithashtu me uniformën e tretë.
Nuk e kuptoj, na tregoni historira dhe nuk na tregoni perse nuk lejohet fanella kuq e zi?!
Skuadra vendase luan me fanellën kryesore. Polonia e ka fanellën të kuqe. Kaq.
SHUMË THJESHT POR SHUMË TITULL NGATËRRESTAR, SE PËRDORET SINTAGMA "nuk lejon", NË FORMË SANKSIONI. VRISJA MENDJEN SE CFARË NGJYRE I KA FANELLET pOLONIA, SE BËHET FJALË PËR PËRPARËSI ZGJEDHJEJE, JO "ndalim".
DUA TA DI CILIË SHTË MOTIVI QË U NDALUA EMBLEMA KOMBËTARE KUQ e ZI?
Nga forma si eshte shkruar, autori duhet te jete bastexhi:) S’ka te beje fare uniforma e kuqe apo e bardhe, por sa kellqe ke ne fushe.