Elbasani feston në Vlorë, mund Flamurtarin

14 Mars 2026, 20:20Sport TEMA
Elbasani feston në Vlorë, mund Flamurtarin

Elbasani mundi 1-2 Flamurtarin në Vlorë. Golat për skuadrën nga Elbasani u realizuan nga Lajthia, përkatësisht në minutat 5’ dhe 63’.

Ramani ngushtoi shifrat në të 65-tën, por vetëm kaq, pasi vendasit nuk dolën dot me pikë nga ky takim.


Elbasani është në vendin e dytë me 52 pikë. Flamurtari mbyll klasifikimin me 24 pikë.

Të dielën luhen ndeshjet e tjera të Superiores.

Lini një Përgjigje