Fitore jetike, Tirana triumfon ndaj Bylisit

14 Mars 2026, 17:05Sport TEMA
Fitore jetike, Tirana triumfon ndaj Bylisit

Tirana triumfoi minimalisht ndaj Bylisit, në duelin direkt për mbijetesë. Sfida e javës së 28-të në Superiore, nisi e qetë dhe me raste të pakta.

Pjesa e parë në “Selman Stërmasi”, u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte disi më ndryshe.


Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Tabekou. I futur nga stoli në minutën e 61-të, sulmuesi shënoi në minutën e 67-të, pas një asisti të marrë nga Alvarez.

Me këtë situatë, Tirana mban vendin e parafundit me 24 pikë, 3 pikë më pak se Bylis i vendit të shtatë.

Lini një Përgjigje