Komisioni i Disiplinës ka dënuar trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova, me gjashtë muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF-ja.
“Tërhoqi ekipin nga fusha, shkeli ligjet e lojës dhe veproi në kundërshtim me integritetin e aktivitetit”, thuhet në vendimin e “Disiplinës”.
Rasti në fjalë ka të bëjë me ndeshjen Egnatia-Vllaznia më 13 mars, ku pas ndëshkimit me të kuqe të një lojtari të tij, ekipi rrogozhinas u tërhoq për disa minuta nga fusha, por më vonë u rikthyen sërish.
Në atë sfidë, Tetova u ndëshkua edhe me karton të kuq për protesta.
I ka rregullu punet Duka, për me ja dhon Vllaznisë kampionatin, ashtu si tentoi edhe vjet me ja dhon, por i ngeci sharra ne gozhdë, se ja mori Egnantia 3-0 apo4-0 sa doli finalja. Te shohim sivjet si do shkoje.
Dukavic eshte bo si Papa Perez
Vllaxnia ka pagujt leket se deshtun vjet,edhe kete vit do deshtojne