U largua nga grumbullimi i Shqipërisë, ja gjendja e Uzunit

27 Mars 2024, 11:15Sport TEMA
U largua nga grumbullimi i Shqipërisë, ja gjendja e Uzunit

Myrto Uzuni u grumbullua me Shqipërinë për dy ndeshjet miqësore, por u detyrua të largohej, për shkak të një dëmtimi dhe nuk luajti asnjë minutë.

Beratasi u rikthye në Spanjë për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore, te skuadra e Granada-s. 

Pas konsultave është mësuar edhe gjendja e Uzunit. Sulmuesi vuan nga një dëmtim kronik në këmbën e majtë dhe do të vazhdojë rikuperimin.

Nuk dihet ende se sa do të jetë periudha e rikuperimit dhe kur mund ta shikojmë lojtarin sërish në fushë, por është e sigurtë që disa ditë do të duhet të pushojë. Kujtojmë se këtë sezon 28-vjeçari ka shënuar 9 gola me Granada-n.

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Uzuni eshte nje lojtar shume punetor dhe qe jep gjithshka ne fushe, por aftesite e tija jane te kufizuara dhe kjo behet me e dukshme kur ka kundershtare mbrojtes te kalibrit La Liga. I uroj sherim sa me te shpejte, por ne kombetaren tone, kontributi i tij ka qene gati i padukshem dhe prezenca e tij nuk eshte domosdoshmeri per ecurine e ekipit tone.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje