U lodhët shumë për të gjet një “Zylyf”?

4 Janar 2023, 20:54Sport TEMA

U lodhët shumë për të gjet një “Zylyf”?

Nga Edmond Sufaj

Duhet të ketë qënë mundim i madh për dy muaj radhazi, kërkimi për trajnerin e kombëtares.

Nuk e shkarkuan Rejen dhe ti shfrytëzonin ndeshjet miqësore me trajner, sepse ishte e vështirë të gjenin trajnerin e “duhur” në atë kohë.

Madje nuk bënë asnjë falenderim ndaj tij që i shërbeu për tre vite. Nuk bënë asnjë analizë se ku ndodhet kombëtarja pas tre vitesh! Por në Dubai u kristalizuan idetë pa analiza. I eci fati pronarit.

Atje gjetën “Zylyfin”, i cili mesa duket është njeriu i “duhur”. Jo vetëm ia dolën por gjetëm një brazilion.

Duke parë Brazilin atje, pronari vendosi që Shqipëria të bëjë cirk në fushë me “Zylyfin” në krye, se mjaft u lodhëm duke fitu me pak gola. Për të pas dhe pak shije kampionësh bote morën dhe një argjentins. Hajde kombinim, hajde.

E ç’rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që tani do kemi spektakël në fushë, gola pa fund, ku dhe mbrojtësit do të trasformohen si sulmusa klasi.

Mjerë Polonia, kundërshtari i parë që do ndeshemi për kualifikueset e Europianit

Mjerë ata se çfarë do heqin ndaj Shqipërisë së “Zylyfit”…

11 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Atje nuk gjeten Zylyfin, por Zylyfin e radhes. Qe federata gjeti Zylyfin, kjo eshte e vertete, por Zylyfi ka rastin te na tregoje qe nuk ka ardhur si Zylyf.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tomi

      Ik o gazetar loqe. Kur te le Mero ty te botosh te gazeta e tij, pse sduhet te zgjedhe Duka ata qe mendon qe eshte mire per kombetaren. Ti je zylyf per vete

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koli

        Kush je ti or Debil,gazetar leshi,qe ofendon nje njeri me emrin talles Zylyf.Shaj sa te duash Duken,qe dihet ne te gjithe Shqipnine kush jane Vellezerit Duka:Mafioze,Hajdute te fondeve te shtetit,njerez te paskrupullt qe kane levizur bythen ne te gjitha qeverite e ketyre 30 viteve demokraci.Ai Zylyfi yt or Debil gazetar(qysh nga mbiemri dukesh qe je nje cope Katnari),nuk eshte nga Katnet e Shijakut,eshte nga Brazili,vendi i futbollit,eshte nje Ish lojtar qe ka luajtur ne klubet me te mira ne bote,si zevendes trajner ka qene me Mancinin dhe Titen,ishte trajner tek Lioni,etj.Mund te mos kete sukses me Kombetaren,por nuk eshte Zylyf mor palo gazetar,por ka nje eksperjence te madhe.Ti Gazetar,munt te me thuash nje emer lojtari te madh Shqiptar,jane te gjithe Rezerva ne ekipe,po them Rezerva.Kumbulla,Gjimshiti,Bajrami,Asllani,Berisha,Strakosha,etj,etj,jane Rezerva,Rezerva.Me kto lojtar ju doni te shkoni ne Europian,me Rezerva.Mos shkruani me Debilna gazetare,donit trajner Shqiptare,me thoni cilin:Kush ka qene dilte gjithmone ne vend te fundit.Ma Vafanculo stronzo,jeni te gjithe Loqe Gazetare.

        Përgjigjjuni
        1. I
          In nomen omen

          Po ti qenke vete Zylyf nga trute more Edmut Suvaja. Po ty kush te gjeti te broçkullisesh keshtu? Apo kane bere sevda

          Përgjigjjuni
          1. P
            Plaku

            mondi tu befsha kur te behesh ti president federate zgjidh nje trainer me te mire.Meqe ish nenkampoinet e botes te duken zylyfe a nuk na thua se kush ta mbush syne ?

            Përgjigjjuni
            1. z
              zoga e vodices

              Bravo zylyf dhe zylyf ne katror.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Olti Hipopotam Curri

                Zylyf je ti mo gazetar leshi anonim se ai si lojtar ka luajtur me ekipet me te njohura nenkampion bote.ishalla ti eci dhe si trajner edhe per te miren e kombetares tone

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Edi

                  Ne te gjithe Boten kur fillon nje detyre te re,thuhet Suksese.Me vone NQS nuk je ai qe duhet,te Shkarkojne.Ne Shqiperi ndodh e kunderta e Botes Moderne,te thone qysh pa ardhur akoma Plac ne vend te Shendet.Cfare njerez Debilna si ky Gazetari.Nuk e di kush eshte dhe cfare moshe eshte,por vetem Gazetar nuk eshte.Nje shkrim shume i dobet,per nje njeri qe si sportist ti ngresh kapelen,si Trajner i uroje suksese,dhe kaq.

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tifozi

                    Ajo qe me ben pershtypje kur ndodh ndonje ndryshim ne Shqiperi, pa perjashtuar ketu as sportin ne pergjithesi dhe futbollin ne vecanti, eshte se te tere nxitojne te bejne konkluzionet perfundimtare akoma pa nisur puna. Keshtu filloi edhe me De Biazin, por ai na coi per here te pare ne finalet e Kampionatit Europian, ku u paraqitem me dinjitet, packa se u perballem me skuadra me te medha se ne, duke zene vendin e trete ne grupin ku benin pjese Franca, Zvicra dhe Rumania. Personalisht kam zero respekt per Duken dhe klanin e tij qe e kane uzurpuar futbollin shqiptar, por sa i perket trainerit te ri, duhet qe te presim se si do e drejtoi ai skuadren dhe pastaj hidhuni ne sulm duke bere specialistin.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      ANTONI

                      SHUME E VERTET, ZYLYF, FIKS PER NJE TRAJNER TE DESHTUM QE ZYLYFAT E FEDERATES E ZGJEDHIN PER KOMBETAREN. NUK JAM DAKORD GJITHMONE ME GAZETARIN, POR E RESPEKTOJ SEPSE ESHTE NJI NGA GAZETARET ME TE MIRE SPORTIV NE SHQIPERI NE ARGUMENT DHE PER MENYREN SE SI SHKRUAN

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        antoni

                        Lionin e degdisi per pak jave ne fund te tabeles deri sa e shkarkun. Zylyf, fjala e duhur per kete trajner dhe zylyfat qe federates. Me gazetarin nuk jam gjithmone dakord, por e respektoj sepse eshte nje nga me te miret ne argument dhe ne menyren e te shkruarit

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje