VIDEO/ Anis Mehmeti është unik, shikoni supergolin e radhës nga sulmuesi shqiptar

26 Dhjetor 2025, 16:52Sport TEMA
VIDEO/ Anis Mehmeti është unik, shikoni supergolin e radhës nga

Anis Mehmeti nuk di të ndalet në Angli. Sot për Bristol Sitin ishte pikërisht ai, që zhbllokoi takimin në transfertën e Uest Brom.

Mehmeti i shtangu të gjithë në minutën e pestë. Mbrojtja kundërshtare ishte e vendosur mirë, për këtë askush nuk priste që të provonte nga distanca.

24-vjeçari e bëri të duket një gol mjaft i lehtë. Për të ndërkohë ishte goli i shtatë në këtë edicion të Championship, ndërsa numëron edhe gjashtë asistime.

Dhe pse flitet për një ndër lojtarët, që po kalon edicionin e dytë fantastik në Championship, trajneri Silvinjo e shikon të tepërt. Braziliani nuk e fton në Kombëtare që nga viti 2023.

GOLI I SHENUAR NGA ANIS MEHMETI: VIDEO

Lini një Përgjigje