Një gol nderon Egnatian, kampionët thyejnë Teutën

28 Tetor 2025, 19:08Sport TEMA
Një gol nderon Egnatian, kampionët thyejnë Teutën

Këtë të martë u luajtën dy ndeshjet e para të javës së 9-të të Superiores.

Pas dy barazimeve radhazi, kampionët e Shqipërisë, Egnatia u rikthye te suksesi, teksa triumfoi 1-0 në Rrogozhinë ndaj Teutës.

Takimi u vendos nga një gol i Albanezes, në fundin e pjesës së parë.

Egnatia është në vendin e dytë, me 18 pikë të grumbulluara, ndërsa durrsakët janë në vendin e 3-të me 14 pikë.Në sfidën tjetër, Bylis fitoi 2-1 ndaj Vorës, në sfidën e luajtur në “Adush Muça”.

Lini një Përgjigje