Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë që në sportin shqiptar, qoftë edhe sportistë të huaj, të diskutohej, dyshohej, t’i kërkohej e jo më të pezullohej për mungesë të testit të gjinisë.
Por këtë herë është volejbolli i femrave, braziliania e Dinamos Nayara Ferreira, që është dyshuar dhe i është kërkuar të vërtetojë gjininë e saj femërore nëpërmjet analizës së gjakut.
Dyshimet? Thjesht biseda korridoresh. Dhe kaq ka mjaftuar që sportistja braziliane, përveçse të izolohet në shtëpi prej më shumë se një jave, të pësojë një shok psikologjik që na u desh shumë kohë për ta vënë nën kontroll, që ajo të bënte këtë rrëfim ekskluziv për Top Channel.
“Do të flas portugalisht, sepse është më e lehtë për mua të shpreh atë që ndiej dhe gjithçka që po ndodh. Kjo është një situatë shumë e vështirë për mua. Është hera e parë që përjetoj diçka të tillë në gjithë karrierën time. Luaj volejboll që nga mosha 12-vjeçare”, thotë Ferreira.
Nayara ka luajtur për rreth 15 vite në disa shtete europiane dhe jo vetëm, si Finlanda, Spanja, Portugalia, Republika Çeke, gjithashtu në Arabi Saudite, duke mos përmendur fillimet e karrierës së saj në Brazil. Që nga fëmijëria. Kjo është një ndeshje fëmijësh 17 vjet më parë, kur Nayara ishte rreth 15 vjeçe, duke luajtur në kampionatin vendas.
Një pamje e patransmetuar më parë, por pamja fizike të paktën, kështu nga larg, flet vetë. Themi pamja e jashtme, pasi dyshimet që kanë çuar klubet e Vllaznisë dhe Pogradecit kanë qenë të tilla, ose të paktën nuk i është shfaqur asnjë dokument mjekësor, profesional, sportistes së Dinamos, kur ka pyetur se kush e ka kërkuar apo mbi ç’bazë është kërkuar.
“Ajo që po ndodh tani me mua është diskriminim. Nuk e pranoj këtë. Nuk më kanë kthyer përgjigje dhe nuk më kanë dhënë asnjë arsye ligjore pse e bënë këtë. Ata thjesht e bënë. Kur pyeta një zyrtar të federatës – nuk e di as kush ishte – më tha se “është dokument privat dhe nuk mund të ta tregoj”. I thashë: “Ah, qenka private? Çfarë është private për ty në lidhje me jetën time? Pse?” Kështu ndihem unë tani. Nuk kam fjalë ta përshkruaj”, shton volejbollistja.
hajde behu burr e mos qaj
Po ne qofte se je mashkull nuk mund te luash me femra keshtu qe mos u merzit bej testin dhe kaq
E turpshme. Gratë vijmë në të gjitha format, ashtu si dhe burrat dmth. Po hajde tani të vërtetosh që nuk je elefant.
Pèr tè sqaruar njè dyshim ajo duhet tè pranoj testin dhe kèshtu çdo gjè bèhet e qartè dhe tè luajè nè skuadrat asaj gjinie qè èshtè nè realitet..Pèrse duhet tè ndjehet e diskriminuar ?
Po ndjehet more qe si ke lene gje Nard Ndokes cdo njeri ka nje mjet identifikimi qe eshte pasaporta dhe kjo mjafton se pershembull ti nuk duhet ta kesh nje bole dhe sje tamam mashkull keshtu qe I bie ta verifikojme sipas llogjikes tende. Kjo eshte pertej llogjikes e shkaterron tjetren si nga ana morale ashtu dhe karrieren ku eshte pare e degjuar qe te besh tested te tilla kur ajo ka shetitur ne disa vende dhe e pastaj ka plot menyra pse duhet te behet publike.
Bej testin dhe mbylli gojën atyre. Pastaj hidhi edhe ne gjyq.