Zyrtare, Juventus shkarkon trajnerin Igor Tudor

27 Tetor 2025, 12:23Sport TEMA
Zyrtare, Juventus shkarkon trajnerin Igor Tudor

Humbja me Lazio-n ka qenë fatale për Igor Tudor, i cili është shkarkuar sot nga detyra e trajnerit.

47-vjeçari u shkakruar për shkak të ecurisë së dobët të bardhezinjve në këtë fillim sezoni.

Juventusi në tetë ndeshje në Serie A mban vendin e tetë me 12 pikë ndërsa në Champions League ka grumbulluar vetëm dy pikë në tre takime. Juventus ka bërë me dije se deri në një moment të dytë, kur të caktohet një trajner tjetër, detyrën e kroatit e merr Massimo Brambilla.

1 Komente

  1. A
    Asim Kapllanaj

    Zinedin Zidane mund t'a ngrej Juven në nivelet që ka qenë me pare. Ka 20 vjet që s'ka marrë një Centesligë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje