Goli i tretë radhazi, Asani nuk ndalet në Iran

26 Tetor 2025, 14:46Sport TEMA
Goli i tretë radhazi, Asani nuk ndalet në Iran

Jasir Asani vazhdon shkëlqimin me skuadrën iraniane të Esteghlal. Sulmuesi i Kombëtares, është kthyer në një pikë kyçe për ekipin e tij.

Këtë fundjavë, 30-vjeçari gjeti sërish rrugën e rrjetës, për të tretën ndeshje radhazi. Në duelin e kampionatit ndaj Fajr Sepasi, Asani shënoi golin e avantazhit në minutën e 42-të, në fitoren 3-0 skuadrës mike.


Shqiptari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës. Festa më pas pasoi me shqiponjë dhe si Cristiano Ronaldo me të famshmen “Siu”.

Gjatë festës, tifozët vendas nuk e pritën mirë, duke hedhur sende ndaj Asanit dhe shokëve të tij.


Në fund, festa ishte për Esteghlal, që merr një fitore të rëndësishme dhe ngjitet në krye të renditjes me 13 pikë.

Për Asanin, ky është goli i tretë radhazi dhe i katërti në total me fanellën e Esteghlal, me të cilët u bashkua në merkaton e verës.


Në mesjavë, ai shënoi edhe golin e parë në Champions-in e Azisë.

Lini një Përgjigje