Yamal ndez “El Clasicon”: Real Madrid vjedh, mashtron dhe pastaj ankohet

25 Tetor 2025, 12:10Sport TEMA
Yamal ndez “El Clasicon”: Real Madrid vjedh, mashtron dhe pastaj

“El Clasico” ka qenë dhe mbetet një nga super sfidat më të rëndësishme të futbollit botëror, një ndeshje që ndër vite e vite ka prodhuar spektakël, futboll të bukur, të fortë me shumë rivalitet.

E tillë pritet të jetë edhe përballja e së dielës në Madrid, ku Reali pret Barcelonën. Një nga të vëzhguarit special të kësaj “El Clasico” është pa diskutim Lamine Yamal. Talenti spanjoll, mbase në mënyrë të pavetëdijshme, pa i peshuar fjalët e tij, i ka vënë “flakën” këtij takimi ende pa nisur mirë.

I ftuar në një podcast në Spanjë, i pyet se çfarë mendon për Real Madrid, Yamal befasoi me deklaratën e tij: “Ata vetëm vjedhin dhe ankohen gjithnjë”, u shpreh Lamine Yamal duke u pyet më pas se sa e vështirë është t’i shënosh Realit: “E vështirë? Herën e fundit që luajtëm kundër tyre në Bernabeu përfundoi 4-0, e mbani mend?.

1 Komente

  1. A
    Ançeloti

    Shko mor bythzi u bone ti me shajt Ral Madridin, dje dole nga veza.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje