Medon Berisha mahnit Serie A

27 Tetor 2025, 13:50Sport TEMA
Medon Berisha mahnit Serie A

Goli spektakolar në humbjen ndaj Udineses ka marrë shpërblimin e duhur. Medon Berisha është përfshirë në formacionin e javës së 8-të në Serie A italiane.

Në 76 minutat e luajtura në fushën e lojës, 22-vjeçari bëri diferencën në mesin e fushës, kjo ndikuar edhe nga prezenca e Ylber Ramadanit. Mesfushori i Kombëtares ishte ndër më të mirët në fushë, në atë disfatë 3-2 të Lecce, duke merituar edhe notën 8. Një vlerësim maksimal për talentin shqiptar, që në formacionin e përpiluar nga faqja e specializuar e statistikave, Sofascore, rreshtohet krah emrave të rëndësishëm të futbollit italian.


Në një mesfushë me 5, Berisha ndodhet në të majtë të Luka Modrić, fitues i Topit të Artë në të shkuarën, Anguisa të Napolit, që realizoi gol spektakolar ndaj Interit, dhe dyshes Saelemaekers–Cambiaso. Ky ishte goli i parë për Berishën në këtë sezon, me numrin 10 që pritet të fitojë gjithnjë e më shumë vendin në formacionin titullar në ndeshjet e së ardhmes.

Lecce ndodhet në pozita delikate në renditje, pasi numëron 6 pikë në vendin e 16-të, me një bilanc prej 1 fitoreje, 3 barazimesh dhe 4 humbjesh.

2 Komente

  1. T
    Te yfte

    Po cjane keta tituj mahnit cfare hajvanesh jeni po late nam.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Hajde Gazetare,Hajde.Ku e pate ju Mahnitjen?Ne pjesen e pare Lecce nuk kapi nje top,dhe ky me Ramadanin leviznin kot.Ne pjesen e dyte,Trajneri e kuptoi gabimet dhe beri nderrime.Fati Berishes qe beri gole goditje dhe kaq,se nuk beri ndonje gje.Per mua ai eshte Kohtari me i Talentuar qe ka Shqipnia,por duhet te luaje fort,dhe gjithmone ne pjesen e dyte Trajneri e ndrron se i bie Fuqia,tregon qe nuk ka Takat.Kurse Ramadani,nuk e di,por nuk eshte per Kampionatin Italian,lojtar Medioker dhe kot,kot fare.As ne Kombetare nuk do het me u marr me,duhen Djem te rinj dhe te Fuqishem.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje