Te Burnley shënojnë të gjithë sulmuesit përveç Brojës, Walcott zbulon “sekretin“ e lojtarit që ka lënë në hije bomberin kuqezi

27 Tetor 2025, 13:06Sport TEMA
Te Burnley shënojnë të gjithë sulmuesit përveç

Burnley ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme ditën e djeshme në transfertën e vështirë në “Molineux Stadium” ndërsa Armando Broja nuk është preferuar prej trajnerit të tij që të aktivizohet për asnjë minutë.

Vendimet e Parker në këtë ndeshje nuk mund të vihen në dyshim pasi fusha i dha të drejtë pasi tre golat e Bunrley-t kishin për autor dy “rivalët” e Brojës për një vend në formacion. Flemming gjeti dy herë (14’, 30’) rrugën e portës në pjesën e parë ndërsa në të dytën ishte një tjetër sulmues i ardhur nga stoli ai që shënoi edhe golin e fitores përballë Wolves.

Bëhet fjalë për Lyle Foster, i cili vinte pas një dëmtimi dhe u aktivizua në majën e sulmit vetëm 13’ nga fundi. Goli i afrikano jugorit, i shënuar në të 95’, ishte deciziv për ekipin e Burnley-t ndërsa pas ndeshjes ish-lojtari i Arsenal tregoi se çfarë kishte bërë diferencën në këtë takim .

“Mendoj se ai ekzekutim i bërë nga Foster nuk është i rastësishëm. Siç dihet Lyle ka qenë një lojtar i akademisë së Arsenal dhe e ka parë atë lloj goditje në stërvitje nga Mesut Ozil”, shpjegoi Theo Walcott.   

3 Komente

  1. B
    Bomb

    Bomber!? Që këtu çdo gjë mer fund. Bomber do të thotë, një futbollist që nuk shënon? Që shkatërron gjithçka si me bomb? Po qe kshtu, ky është Broja.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      Akoma me Brojën ju? Nuk ka tru Broja per ate punë. Është nën influencen negative te prinderve te tij që kujtojne se po e ndihmojne. Broja ka nevojë per stervitje me ore te zgjatura, qe te mbuloje me punë ate që i mungon si talent - marrja e vendimeve para portes. Messi e kishte natyrale. Christiano e arriti me shumë punë dhe stervitje. Rezultati ishte i njejtë - dy gjenij qe na zbukuruan dy dekada futbolli me rivalitetin e tyre. Shumë debilë grinden se kush është me i mire, a thua se ka rendesi. Sa per Brojën, po nuk pati dikush ta keshillojë pa budallallëqet "te keqen Babi e te keqen Mami", mund ta quani te mbaruar si lojtar qe tani. Broja ka force fizike, ka hap, e ul dhe e mbron mire tipin, por nuk e njeh mirë portën dhe nuk di të vendosë kur duhet te pasoje, kur duhet te gjuaje ne porte, dhe ta njohe portën me symbyllur. Edhe Rim Kovaçi i Beratit e njihte portën me mire nga Broja. Sepse me Arben Arberin nuk krahasohet fare, as me Majacin e Fierit. Ndersa Sokol Kushtes i vjen anës, sepse ishte talent.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fiqo

        Eshte Turp te quhet bomber ky..eshte lojtar pertac dhe mbipeshe..per nje vit do bjere tek Notts county ne Kategori 4…Kapi njekontrate me 100 mije pound ne jave tek Chelsea dhe bravo nga Ana ekonomike..se emigrate shkuan ne Angli..por zor se I jep me kontrate ndonji klub i premier league ….Nuk ben ky per Kombetare sado ta fryjne,nuk luan patriotizmi por kembet dhe ky nuk di ta luaj Topin…Eshte me keq se Andy Caroll ….Po ne Shqiperi gomari behet kal se duken njesoj nga dhembet…Po Kur luajne nje kope me gomare ne Kombetare qe nuk marrin vesh..cfare ndryshimi ka te luaj dhe ky..Po Topin nuk di ta luaj

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje