U shpall kampion bote, Jurgen Uldedaj: Një titull për të gjithë shqiptarët

27 Tetor 2025, 14:21Sport TEMA
U shpall kampion bote, Jurgen Uldedaj: Një titull për të

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka bërë histori mbrëmjen e së shtunës në “O2 Arena” të Londrës, duke u shpallur kampion bote në versionin IBO për peshën “Cruiserweight” pas një fitorje të qartë ndaj Rolly Lambertit.

Pas përballjes lezhjani reagoi në kanalet e komunikimit, teksa titullin ia dedikon të gjithë shqiptarëve.

"FALEMINDERIT NGA ZEMRA. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për urimet e panumërta për fitoren. Çdo mesazh, çdo fjalë dhe çdo lutje më kanë dhënë forcë në rrugën drejt këtij momenti historik.

Jam krenar që arrita të shpallem Kampion Bote IBO në kategorinë Cruiser, dhe mbi të gjitha, që këtë fitore ia dedikoj Shqipërisë. Ky është vetëm fillimi. Faleminderit që më keni qëndruar pranë në çdo hap", shkruan Uldedaj.

3 Komente

  1. K
    Kryqi

    Sa do jene merzit turqit shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Mbase turqit ne Turqi, serbet, suedezet ne Suedi-jane merzitur Shqiptaret ne te gjitha trojet e tyre amtare ne Shqiperi, Kosove , Maqedoni, Mal te zi- jo Jane kenaqur! Nuk e di per shqiptaret autoktone deri ne Preveze

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pashuku

        Rendësi ka fitorja e titullit pë qdo shqiptar anemban botës s'ka rëndësi qar feje i përket .Sa ma shum fitore

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje