Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës, Skënderbeu dhe Dinamo e mbyllin në barazim

23 Nëntor 2024, 19:05Sport TEMA
Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës, Skënderbeu dhe Dinamo e

Vllaznia triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Superiore. Shkodranët ia dolën të marrin tre pikët, vetëm në minutat e fundit.

Melos Bajrami zhbllokoi sfidën, me një gol me kokë në fundin e pjesës së parë, për t’i dhënë avantazhin kuqebluve.


Megjithatë në të dytën, Teuta ia doli të barazojë me një supergol të shënuar nga Nasr në minutën e 67-të.


Goli i fitores për Vllazninë u shënua nga Ildi Gruda, në minutën e 89-të, pas një asisti të marrë në zonë nga Balaj.

Me këtë triumf, Vllaznia ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me 25 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e gjashtë me 17 pikë.

Në ndeshjen tjetër Skënderbeu dhe Dinamo City u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2. 

Golat për Skëndrbeun u shënuan nga Cucka dhe Rashoca.

Ndërsa për Dinamon realizuan Itdo dhe Lorenzo Vila.

Lini një Përgjigje