Vllaznia triumfon ndaj Partizanit me dopietën e Dodajt, Egnatia fiton me “tris”

4 Prill 2026, 19:25Sport TEMA
Vllaznia triumfon ndaj Partizanit me dopietën e Dodajt, Egnatia fiton me

Vllaznia triumfoi 2-0 ndaj Partizanit në kryeqytet, në duelin e javës së 30-të në Superiore. Heroi i shkodranëve ishte Kevin Dodaj, i cili shënoi dopietë në pjesën e dytë, pasi u fut nga stoli.

Para avantazhit të shkodranëve, kryeqytetasit ishin dominues, por nuk i shfrytëzuan rastet për shënim.

Me këtë fitore, Vllaznia shkëputet në krye me 56 pikë, ndërsa Partizani mbetet i katërti me 44 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Egnatia triumfoi pastër 3-0 ndaj Bylisit, falë golave të shënuar në pjesën e dytë.

Me këtë sukses, rrogozhinasit ngjiten në vendin e dytë me 54 pikë, ndërsa Bylis mban vendin e shtatë me 30 pikë.

Lini një Përgjigje