Wembley ngjyroset i kuq, Liverpool mposht Chelsean në një finale dramatike

25 Shkurt 2024, 18:48Sport TEMA
Wembley ngjyroset i kuq, Liverpool mposht Chelsean në një finale

Liverpool fiton trofeun e Carabao Cup teksa mposhti në një finale spektakolare, Chelsean me rezultatin 0-1 (pas kohës së rregullt).

Në Wembley pati nga të gjitha, raste, nerva, shtylla dhe gola të anuluar.

90 minutat nuk prodhuan fitues teksa u desh koha shtesë për të përcajtuar fituesin.

Goli erdhi dy minuta nga fundi i krejt ndeshjes me Virgil Van Dijk që realizoi me kokë për tëndezur festën e kuqe në stadiumin mitik të Londrës.

Klopp dhe të tijtë festuan me të drejtë në fund ndërsa Mauricio Pochetino duhet të kënaqen me një ndeshje të cilën e luftuan deri në fund dhe ku dhuruan gjithçka.

Lini një Përgjigje